Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

22-07-2019

Shkup

DEBAT PUBLIK PËR SITUATËN NË BURGJET TË KOMISIONIT TË PËRHERSHËM ANKETUES PËR MBROJTJEN E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË QYTETARËVE

Zëvendës-avokati i popullit, znj. Vaska Bajramovska-Mustafa në mbledhjen e Komisionit të përhershëm anketues për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, mori pjesë në debatin publik me temë „Situata e të drejtave të njeriut në institucionet ndëshkuese-korrektuese“.

„Avokati i popullit vazhdimisht alarmon dhe vën në pah gjendjen e keqe në institucionet ndëshkuese-korrektuese në çdo aspekt. Gjithashtu, potencon edhe trajtimin johuman dhe jopërkatës të personave të dënuar, sistemin jofunksional shëndetësor, mungesën e procesit arsimor si dhe procesit të ri-socializimit“, theksoi, ndër të tjera, zëvendës-avokati i popullit znj. Bajramovska-Mustafa në fjalimin e saj.

Duke folur për konkluzionet e Raportit të grupit punues të përbërë nga deputetë dhe përfaqësues nga sektori joqeveritar, të cilët prej muajit korrik të vitit 2018 deri në muajin korrik të vitit 2019 realizuan vizitë në ENK-Shtip dhe Burgun-Ohër, zëvendës-avokati i popullit  znj. Bajramovska-Mustafa theksoi se në këtë Raport nuk përmendet korrupsioni në burgje, të cilin Avokati i popullit e thekson në mënyrë të vazhdueshme, dhe se përdoren konstatime tejet të buta për procesin e ri-socializimit.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

nëntor 2019
H M M E P S D
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30
Tet
Dhj

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise