Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 10-12-2019

    KOMUNIKATË ME RASTIN E 10-DHJETORIT DITËS SË TË DREJTAVE TË NJERIUT

    më shumë
  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

TAKIM DY-DITOR I RRJETIT TË MEKANIZMAVE PARANDALUES NACIONAL TË EVROPËS JUGLINDORE 11-06-2019

11-12.06.2019, Shkup

TAKIM DY-DITOR I RRJETIT TË MEKANIZMAVE PARANDALUES NACIONAL TË EVROPËS JUGLINDORE

„Në vitin 2013 kur formuam këtë rrjet, ne Mekanizmat parandalues nacional nga Maqedonia, Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi, Sllovenia, Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina si Institucion i ombudsmanit, kishim për qëllim të përmirësojmë bashkëpunimin dhe të inkorporojmë praktikën e shkëmbimit të eksperiencave, për të krijuar një sinergji më të mirë ndërmjet anëtarëve të rrjetit, si dhe për të siguruar përkrahje reciproke për përmbushjen efektive të mandatit tonë, konform Protokollit fakultativ për parandalimin e torturës (OPKAT). Sot, pas gjashtë vitesh nga funksionimi i këtij rrjeti, lirshëm mund të them se arritëm qëllimin e synuar, përkatësisht efektet e lidhjes së rrjetit janë të dukshme. Këtë e vërteton jo vetëm zgjërimi i rrjetit me anëtarë të ri të mekanizmave parandalues nacional të institucioneve të ombudsmanit (i cili sot numëron 13 anëtarë), por edhe mënyra më efikase në të cilën veprojnë Mekanizmat parandalues nacional kur vizitojnë vendet e privimit të lirisë, e cila sigurisht është edhe rezultat i takimeve dhe mbledhjeve të tilla në të cilat së bashku shqyrtojmë çështjet me të cilat  përballemi duke vepruar si mekanizëm parandalues.“

Këtë, ndër të tjera, e tha Avokati i popullit z.Ixhet Memeti në hapjen e takimit dy-ditor të rrjetit të Mekanizmave parandalues nacional, i cili u mbajt në Shkup më datën 11 dhe 12 qershor, nikoqire e të cilit ishte Zyra e Avokatit të popullit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Gjegjësisht, ky ishte takimi i parë i rrjetit të Mekanizmave parandalues nacional të Evropës Juglindore në vitin 2019, në të cilin morrëm pjesë dymbëdhjetë Mekanizma parandalues nacional të rajonit të Evropës Juglindore, duke përfshirë edhe Mekanizmin parandalues nacional të Maqedonisë së Veriut.

Tema e këtij viti në takimin e rrjetit ishte „Strategjitë e Mekanizmave parandalues nacional për parandalim dhe mbrojtje nga tortura“.

Në pjesën e parë të takimit, pikëpamjet e tyre lidhur me temën dhanë përfaqësuesit e Nënkomitetit për parandalimin e torturës të OKB-së, në aspekt të politikës ekzistuese për mbrojtje nga tortura të Nënkomitetit dhe zbatimin praktik të së njëjtës, si dhe në aspekt të rekomandimeve të dhëna tashmë nga ana e Nënkomitetit pranë Mekanizmave parandalues nacional lidhur me politikën (ose strategjinë) për mbrojtje nga tortura.

Në këtë takim, përfaqësuesit e Nënkomitetit për parandalimin e torturës dhanë edhe sugjerime, se si Mekanizmat parandalues nacional do të mund të hartojnë ose ta përmirësojnë politikën e tyre (ose strategjinë) për parandalim dhe mbrojtje nga tortura.

Mëtej, u prezantuan edhe pikpamjet e çdo Mekanizmi parandalues nacional veçmas në aspekt të strategjive individuale (politikave) për parandalim dhe mbojtje nga tortura.

Në pjesën e dytë të takimit të rrjetit të Mekanizmave parandalues nacional të Evropës Juglindore u diskutuan planet e ardhshme të rrjetit dhe u miratuan konkluzionet.

Në takimin e parë të rrjetit të Mekanizmave parandalues nacional të Evropës Juglindore për vitin 2019, janë dhënë rekomandimet dhe konkluzionet në vijim:
  • Mekanizmat parandalues nacional duhet të jenë të vetëdijshëm se tortura dhe frikësime mund të ndodhin në të gjitha vendet e privimit të lirisë. Por, duke e ndjekur ,, parimin e mos shkaktimit të dëmit’’, garantohet se askush nuk do t’i nënshtrohet hakmarrjes për shkak të përmbushjes së mandatit të MPN-së;
  • Aktivitetet për ngritjen e vetëdijes do të ndihmojnë për ndërtimin e platformës së besueshme për të inkurajuar të gjithë personat që të flasin lirshëm  me anëtarët e MPN-së, dhe për të siguruar se ,,parimi i konfidencialitetit’’ nuk do të cenohet;
  • Në bazë të tashmë politikës së inkorporuar për torturë të Nënkomitetit për parandalimin e torturës, secili MPN do të vendos strategjinë individuale dhe metodologjinë për parandalimin e torturës, si dhe strategjinë për veprime të mëtutjeshme pasi ajo të jetë paraqitur.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

dhjetor 2019
H M M E P S D
1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31
Jan

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise