Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • 20-06-2019

    20. QERSHORI DITA NDËRKOMBËTARE E REFUGJATËVE

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

22-04-2019

Shkup

TAKIM PUNE ME TEMË: “RASTE TË TRAFIKIMIT ME QENIE NJERËZORE DHE MONITORIMI I KUSHTEVE DHE TRAJTIMI I VIKTIMAVE POTENCIALE TË TRAFIKIMIT ME QENIE NJERËZORE”

Zëvendësja e Avokatit të Popullit, znj. Vaska Bajramovska Mustafa dhe përfaqësuesit e Avokatit të Popullit u angazhuan në projektin: “Përmirësimi i sistemit për mbrojtjen juridike në lidhje me azilin dhe natyralizimin”, realizuan takim pune me përfaqësuesit e Komisionit Nacional për Luftë kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore dhe Migrimit Ilegal, Njësisë Nacionale për Luftimin e Kontrabandimit të Migrantëve dhe Tregtisë me Qenie Njerëzore, organizatës ndërkombëtare IOM, Shoqatës Maqedonase të Juristëve të Ri dhe përfaqësuesit e Prokurorisë Themelore Publike – Shkup, në temë: “Trafikimi me qenie njerëzore”.

Në takimin e punës u diskutua për problemet aktuale dhe sfidat me të cilat ballafaqohen të gjithë aktorët aktivë, në përpjekje për kundërshtimin dhe luftimin kundër trafikimit me qenie njerëzore dhe migrimit ilegal, si dhe u propozuan aktivitete të ardhshme të përbashkëta me qëllim të veprimit më efikas dhe parandalimit të këtij problemi të madh global.
Së këtejmi, me vendim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për plotësimin e vendimit për krijimin e Komisionit Nacional për Luftë kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore dhe Migrimit Ilegal, nga ky vit, Avokati i Popullit është caktuar për Raportues Nacional të Republikës së Maqedonisë së Veriut për trafikimin me qenie Njerëzore. Roli i raportuesit Nacional të Republikës së Maqedonisë së Veriut për trafikimin me qenie njerëzore është të bëjë mbikëqyrje mbi aktivitetet e përgjithshme të cilat janë ndërmarrë për luftë kundër trafikimit me qenie njerëzore, grumbullimit dhe analizimit të të dhënave nga të gjithë partnerët relevantë, monitorimit dhe evaluimit të implementimit të Strategjisë Nacionale dhe Plan Veprimit, miratimit të konkluzioneve dhe dhënies së rekomandimeve për përmirësimin e luftës kundër trafikimit me qenie njerëzore, si dhe hartimit të Raportit vjetor për aktivitetet e vitit rrjedhës.

Në këtë takim, zëvendës Koordinatori Nacional i Komisionit Nacional për Luftë kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore dhe Migrimit Ilegal, theksoi se në Republikën e Maqedonisë së Veriut gjatë vitit 2018 janë evidentuar gjithsej 9 raste të viktimave të trafikimit me qenie njerëzore – shtetas maqedonas, prej të cilëve 6 janë fëmijë. Si çështje më serioze u theksua parimi i mosndëshkimit të viktimave dhe viktimave potenciale të trafikimit me qenie njerëzore, si dhe procesi i kompensimit (dëmshpërblimit) i cili tani për tani është vështirë i realizueshëm dhe është e domosdoshme të formohet një fond shtetëror për dëmshpërblim sipas shembullit të zgjidhjes ligjore në Kosovë.

Takimi i punës ishte një mundësi e shkëlqyer për fuqizimin e bashkëpunimit dhe koordinimit midis institucioneve në nivel qendror, lokal dhe rajonal për identifikim, ndihmë dhe mbështetje të viktimave potenciale dhe grupeve në rrezik, si dhe të parashikohen aktivitete të ardhshme të përbashkëta në drejtim të parandalimit dhe mbrojtjes nga trafikimi me qenie njerëzore dhe migrimit ilegal.

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

shtator 2019
H M M E P S D
1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30
Gsh
Tet

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 2
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise