Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • 20-06-2019

    20. QERSHORI DITA NDËRKOMBËTARE E REFUGJATËVE

    më shumë
  • 07-06-2019

    AVOKATI I POPULLIT-MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL (MPN) NË QERSHOR DO TË JETË...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

03-04-2019

03-05.04.2019, Ohër

PUNËTORI ME TEMË: “KUFIZIMI I LIRISË SË LËVIZJES SË AZILKËRKUESVE”

Përfaqësuesit e zyrës së Avokatit të Popullit, në periudhën kohore nga data 03 deri më datë 05 prill, morën pjesë në punëtori/takim pune në Ohër me temë: “Kufizimi i lirisë së lëvizjes së azilkërkuesve”.

Punëtoria u organizua nga Ministria e Punëve të Brendshme, Byroja për Punë të Brendshme, Seksioni për punë kufitare dhe migracion me mbështetjen e Shërbimit Jezuit për Refugjatë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në këtë punëtori, përveç përfaqësuesve të Avokatit të Popullit morën pjesë edhe përfaqësues të Sektorit për Azil pranë MPB, gjyqtarë të Gjykatës Administrative dhe Gjykatës së Lartë Administrative, përfaqësues të Zyrës së Komisarit të Lartë për Mbrojtjen e Refugjatëve, kryeshefa të qendrave Rajonale për punë kufitare, prokuror nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Administrator i Qendrës së Pranimit për të Huaj në Gazi Babë.

Gjatë diskutimeve, si dhe gjatë prezantimit dhe fjalimeve të përfaqësuesve të institucioneve shtetërore, gjykatave, organizatave vendore dhe ndërkombëtare, vëmendje e veçantë iu kushtua dispozitës së re ligjore dhe masës: “kufizimi i lirisë së lëvizjes së azilkërkuesve”, me ç’rast u diskutua për praktikën e deritanishme dhe veprimin me rastet e të këtilla, ndërkohë që u prezantua dhe sqarua edhe Rregullorja e miratuar për veprim në rastet e kufizimit të lirisë së lëvizjes së azilkërkuesve.

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

qershor 2019
H M M E P S D
1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
Maj
Kor

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise