Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • 20-06-2019

    20. QERSHORI DITA NDËRKOMBËTARE E REFUGJATËVE

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

ZËVENDËS AVOKATJA E POPULLIT ZNJ. VASKA BAJRAMOVSKA MUSTAFA E PREZANTOI KOMPETENCËN E RE – KONTROLLI CIVIL PARA KOMITETIT TË MINISTRAVE TË KËSHILLIT TË EVROPËS 12-03-2019

Strasburg, Republika e Francës

ZËVENDËS AVOKATJA E POPULLIT ZNJ. VASKA BAJRAMOVSKA MUSTAFA E PREZANTOI KOMPETENCËN E RE – KONTROLLI CIVIL PARA KOMITETIT TË MINISTRAVE TË KËSHILLIT TË EVROPËS

Më datë 12 mars të vitit 2019 në Strasburg – Republika e Francës, Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës organizoi debat tematik për obligimin për zbatimin e hetimit sipas nenit 2 dhe 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ), në të cilin mori pjesë Zëvendësja e Avokatit të Popullit, znj. Vaska Bajramovska Mustafa.

Zëvendësja Mustafa, bashkë me ndihmës ministrin e Punëve të Brendshme, z. Dejan Andonov, Prokurori Publik kompetent për Sektorin e Kontrollit të Brendshëm të Policisë pranë Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar, znj. Grodana Smaqoska dhe Prof. Tërpe Stojanovski, ishin pjesë të delegacionit maqedonas me kërkesë të drejtpërdrejt të Seksionit për ekzekutimin e aktgjykimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut pranë Këshillit të Evropës, pas takimit në Shkup, i cili u mbajt në gjysmën e dytë të muajit shkurt, me qëllim që në kuadër të diskutimit në temën - dhuna policore dhe mungesa e hetimit efektiv, të rritet vetëdija për mekanizmin e jashtëm për kontrollin e policisë tek vendet e tjera anëtare të Këshillit të Evropës.

Debati në Këshillin e Evropës u fokusua mbi tri fusha: mungesat të cilat vërehen përmes aktgjykimeve të Gjykatës, kontrolli i pavarur i hetimeve dhe kompensimet për viktimat. Zëvendësja e Avokatit të Popullit, znj. Vaska Bajramovska Mustafa duke e prezantuar mandatin e institucionit Avokat i Popullit për kontrollin civil, e potencoi rëndësinë e këtij mekanizmi të ri, i cili bashkë me përfaqësuesit e sektorit joqeveritar do të siguroj mbështetje dhe mbrojte për viktimat, do t’i prezantoj interesat e tyre në të gjitha procedurat, përmes hetimit efikas dhe transparent të veprave penale dhe veprimeve tjera të paligjshme të kryera nga ana e personave me autorizime policore dhe nga policia e burgjeve, ndërsa në rastet kur një gjë e këtillë është e nevojshme, me argumente do të inicioj revizion të procedurës para seksionit kompetent për ndjekjen e krimit të organizuar ose të a.q. Prokuroria Plus.   

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

shtator 2019
H M M E P S D
1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30
Gsh
Tet

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise