Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

11-03-2019

Shkup

TAKIM I AVOKATIT TË POPULLIT Z. IXHET MEMETI ME AMBASADORIN E BE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti realizoi takim me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Samuel Zhbogar.

Në këtë takim, Avokati i Popullit e informoi Ambasadorin z. Zhbogar me kompetencat e reja ligjore dhe mandatin e Institucionit Avokat i Popullit, për fuqizimin kadrovik dhe për planet e projektet të cilët duhet të realizohen në kuadër të Institucionit.

Ambasadori z. Zhbogar, shprehu interesim për gjendjen me respektimin dhe realizimin e të drejtave të qytetarëve, vitin e kaluar, veçanërisht, në cilat fusha qytetarët kanë paraqitur më shumë parashtresa. Në këtë kontekst, Avokati i Popullit i prezantoi gjendjet e konstatuara, me ç’rast theksin e vuri mbi fushat në të cilat qytetarët kanë paraqitur më së shumti parashtresa për shkeljen e të drejtave të tyre, duke vënë në pah se vërehet rritja e numrit të parashtresave të parashtruara e që, mes tjerash, flet për besimin e qytetarëve në Institucion. Njëkohësisht, Avokati i Popullit e informoi Ambasadorin, z. Zhbogar, se në rrjedhë e sipër është hartimi i Raportit vjetor të Avokatit të Popullit për vitin 2018, i cili e pasqyron gjendjen me të drejtat dhe liritë e njeriut në të gjitha sferat e shoqërisë, përkatësisht paraqet pasqyrë të detajuar për shkallën e respektimit, realizimit dhe avancimit të të drejtave të qytetarëve.

Ambasadori i BE, z. Samuel Zhbogar, theksoi se Delegacioni i Bashkimit Evropian do të vazhdoj ta ndjek dhe ta mbështes punën e Institucionit Avokat i Popullit, në përmbushjen e misionit të tij për promovimin, mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

nëntor 2019
H M M E P S D
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30
Tet
Dhj

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 2
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise