25-01-2019
Shkup
TAKIM I AVOKATIT TË POPULLIT Z. IXHET MEMETI ME AMBASADORIN E MBRETËRISË SË SPANJËS NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË, Z. EMILIO LORENCO SERRA
Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti realizoi takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës në Republikën e Maqedonisë, z. Emilio Lorenco Serra. Në këtë takim ambasadori u njoftua me punën e institucionit, kompetencat e tij, por edhe sfidat me të cilat ballafaqohet.
Avokati i Popullit, z. Memeti, në mënyrë të veçantë i bëri vështrim historikut të institucionit, zhvillimit të tij ndër vite, duke e marrë parasysh se vitin e kaluar u shënua 20 vjetori i ekzistimit të Institucionit Avokat i Popullit, në fushat për të cilat qytetarët kanë paraqitur më së shumti parashtresa, por gjithashtu u bëri vështrim edhe kompetencave të cilat Institucioni i ka fituar gjatë periudhës e kaluar, dhe sidomos me Ligjin e ri të Avokatit të Popullit, si dhe bashkëpunimin me institucionet e pushtetit ekzekutiv.
Ambasadori theksoi se si aleat i Institucionit, gjatë viteve të kaluara, Mbretëria e Spanjës edhe më tej do të vazhdoj ta ofroj mbështetjen e vet sepse Avokati i Popullit, si institucion është mekanizmi kryesor për sigurimin e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut në Republikën e Maqedonisë.