Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 02-04-2019

    ANKETË: “ÇKA MENDOJNË QYTETARËT PËR AVOKATIN E POPULLIT”

    më shumë
  • 01-04-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË PRAG TË ZGJEDHJEVE PRESIDENCIALE DHE...

    më shumë
  • 01-04-2019

    LINJË TELEFONIKE FALAS PËR DENONCIMIN E SHKELJES SË TË DREJTËS ZGJEDHORE

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

U PREZANTUA RAPORTI I VEÇANTË NGA HULUMTIMI I REALIZUAR PËR NDËRPERJEN E SHTATZËNISË NË MOSHË TË RE DHE LINDJEN NGA ANA E NËNAVE ADOLESHENTE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË 01-02-2019

01.02.2019, Shkup

U PREZANTUA RAPORTI I VEÇANTË NGA HULUMTIMI I REALIZUAR PËR NDËRPERJEN E SHTATZËNISË NË MOSHË TË RE DHE LINDJEN NGA ANA E NËNAVE ADOLESHENTE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË

Në konferencën për shtyp zëvendës avokati i popullit znj. Vaska Bajramovska-Mustafa prezantoi gjendjet e përmbajtura në Raportin e veçantë nga hulumtimi i realizuar për ndërprerjen e shtatzënisë në moshë të re dhe lindjen nga ana e nënave adoleshente në Republikën e Maqedonisë (në periudhën prej dy viteve 2016-2017).

„Për nevojat e Hulumtimit është hartuar Pyetësori të cilin e dërguam pranë 17 Klinikave dhe Spitaleve të përgjithshme në Republikën e Maqedonisë, të cilat veprojnë në fushën e gjinekologjisë dhe akusherisë. Njëkohësisht, realizuam edhe inspektime të drejtpërdrejta në disa nga këto institucione, inspektim në dosjet e personave/nënave adoleshente dhe të atyre të cilat e kanë ndërprerë shtatzëninë (kanë abortuar) sipas zgjedhjes së rastësishme, ndërkaq biseduam edhe me personat përgjegjës në Institucionet shëndetësore publike,’’ tha nëmes tjerash, zëvendësja e avokatit të popullit znj. Vaska Bajramovska-Mustafa.

Znj. Bajramovska-Mustafa theksoi se sipas analizave të të dhënave shtatzënia e adoleshenteve është e pranishme në territorin e Republikës së Maqedonisë, përkatësisht ka raste të abortit dhe lindjes nga fëmijë të moshës deri më 18 vjet, që është veçanërisht shqetësuese, në qoftë se merret parasysh se nuk kanë pjekuri të mjaftueshme psiko--fizike, faktin se herët fillojnë me jetën seksuale, dhe se në zhvillimin e hershëm të personalitetit të tyre mbesin shtatzëne, për çka vendosin të ndërpresin shtatzëninë ose të lindin foshnjën dhe të marrin nën përkujdesje të njëjtën. Gjithashtu, të dhënat për kujdesin për foshnjet tregojnë se shumica e foshnjeve (721) janë dhënë për kujdes të mëtutjeshëm te nëna adoleshente, ndërsa 10 foshnje (6 të lindura në vitin 2016 dhe 4 në vitin 2017) janë braktisur nga ana e nënës adoleshente dhe mëtutje janë marrë në përkujdesje nga IP Enti për foshnje dhe fëmijë të vegjël në Manastir.

Për tejkalimin e këtij problemi duhet të ndërmerren masa urgjente për të shqyrtuar në tërësi dhe përballur me problemin lidhur me shtatzëninë e adoleshenteve ,, si dhe edukimin e të rinjve në shkolla, më shpesh të organizohen punëtori tematike dhe aktivitete të tjera të përshtatura për moshën e nxënësve, ndërkaq lidhur me shëndetin reproduktiv, mënyrën e mbrojtjes nga shtatzënia e padëshiruar dhe nga infeksionet seksualisht të bartshme. Ministria për shëndetësi të miratojë protokoll, përkatësisht të hartojë dokument me të cilin do të rregullohet trajtimi në rastet kur nëna e mitur heq dorë nga foshnja, përkatësisht e len në spital, derisa të merret nga ana e Qendrës për punë sociale’’, theksoi në konferencën për shtyp, zëvendës avokati i popullit znj. Vaska Bajramovska-Mustafa.

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

prill 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30
Mar
Maj

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise