Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 02-04-2019

    ANKETË: “ÇKA MENDOJNË QYTETARËT PËR AVOKATIN E POPULLIT”

    më shumë
  • 01-04-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË PRAG TË ZGJEDHJEVE PRESIDENCIALE DHE...

    më shumë
  • 01-04-2019

    LINJË TELEFONIKE FALAS PËR DENONCIMIN E SHKELJES SË TË DREJTËS ZGJEDHORE

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

ZËVENDËSJA E AVOKATIT TË POPULLIT, ZNJ. VASKA BAJRAMOVSKA MUSTAFA, MORI PJESË NË TRYEZËN E RRUMBULLAKËT NACIONALE PËR GJENDJEN E ROMËVE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË 21-11-2018

21.11.2018, Shkup

ZËVENDËSJA E AVOKATIT TË POPULLIT, ZNJ. VASKA BAJRAMOVSKA MUSTAFA, MORI PJESË NË TRYEZËN E RRUMBULLAKËT NACIONALE PËR GJENDJEN E ROMËVE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË

Zëvendësja e Avokatit të Popullit, znj. Vaska Bajramovska Mustafa mori pjesë në Tryezën e rrumbullakët nacionale për përfaqësimin e romëve në Republikën e Maqedonisë, në të cilën u shpalos publikimi: “Sfidat dhe pabarazitë në banim, arsim dhe mbrojtje shëndetësore”, të cilën e organizoi Asociacioni për Zhvillim Demokratik të Romëve “Sonce” nga Tetova.

Në fjalimin e saj, duke e përshëndetur botimin e këtij dokumenti, i cili përmban rekomandime drejtuar Qeverisë së Maqedonisë dhe vetëqeverisjes lokale për përmirësimin e gjendjeve në arsim, banim dhe shëndetësi, znj. Mustafa potencoi se pjesëtarët e bashkësisë rome edhe më tej ballafaqohen me probleme në këto fusha dhe shpeshherë diskriminohen dhe margjinalizohen, edhe pse Republika e Maqedonisë ka miratuar dokument bazik, siç është Strategjia Nacionale e Romëve 2005 – 2015, ndërsa në rrjedhë e sipër është zbatimi i Strategjisë së Romëve 2014-2020, në të cilën çështjet në këto fusha edhe më tej mbeten çështje aktuale, zgjidhja e të cilave nuk toleron zvarritje.

Duke i njoftuar me konkluzionet dhe rekomandimet nga Hulumtimi i quajtur “Inkluzioni i Romëve në Dekadën e Romëve – gjendja rrjedhëse dhe sfidat”, të cilat Avokati i Populli i promovoi në fillim të muajit nëntor të këtij viti, znj. Mustafa potencoi se për Avokatin e Popullit, si organ i cili i promovon dhe mbron të drejtat e qytetarëve, respektimi i të drejtave të njeriut të Romëve është test për atë se sa me konsekuencë zbatohen konceptet e shtetit ligjor, qasja e barabartë pa diskriminimin dhe respektimi i diversiteteve, ndërsa në lidhje me strategjitë për përmirësimin e gjendjen tek ky grup vulnerabil i qytetarëve sugjeroi se është e nevojshme të investohen më shumë mjete financiare, si nga ana e shtetit, ashtu edhe nga ana e bashkësisë lokale, gjithnjë me qëllim që pjesëtarëve të bashkësisë rome t’u përmirësohen kushtet e jetesës.

Në këtë ngjarje, përveç Zëvendëses së Avokatit të Popullit, fjalime hyrëse paraqiti edhe ministri pa resor z. Aksel Ahmedovski dhe deputeti z. Samka Ibarimoski, ndërsa ishin ftuar edhe përfaqësues të institucioneve shtetërore të fushave kryesore, përfaqësues të institucioneve/organizatave ndërkombëtare, ekspertë, anëtarë të organizatave të Rrjetit për përfaqësimin e Romëve dhe mediatorë.

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

prill 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30
Mar
Maj

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise