Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • 20-06-2019

    20. QERSHORI DITA NDËRKOMBËTARE E REFUGJATËVE

    më shumë
  • 07-06-2019

    AVOKATI I POPULLIT-MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL (MPN) NË QERSHOR DO TË JETË...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

KONFERENCA RAJONALE DYDITORE ME TEMË: “INKLUZIONI I ROMËVE PAS PËRFUNDIMIT TË DEKADËS SË ROMËVE: GJENDJA RRJEDHËSE DHE SFIDAT” 07-11-2018

07-08.11.2018, Shkup

KONFERENCA RAJONALE DYDITORE ME TEMË: “INKLUZIONI I ROMËVE PAS PËRFUNDIMIT TË DEKADËS SË ROMËVE: GJENDJA RRJEDHËSE DHE SFIDAT”

“Romët janë pjesë e Maqedonisë multietnike, qytetarë të këtij shteti me gjuhën, vlerat dhe traditat kulturore të tyre, të cilat i kultivojnë kudo. Këta qytetarë, si pjesë të shoqërisë tonë, ballafaqohen me probleme në qasjen dhe realizimin e lirive. Së këtejmi, perceptimi i tyre i margjinalizimit dhe pabarazisë, ndjenja se nuk u kushtohet vëmendje të cilën e meritojnë, për fat të keq, ende është i pranishëm, edhe pse kanë kaluar tre vjet pas përfundimit të procesit dhjetëvjeçar për përmirësimin e gjendjes së romëve dhe integrimit të tyre në shoqëri.”

Këtë, mes tjerash, e tha Avokati i Popullit z. Ixhet Memeti në hapjen e Konferencës dyditore Rajonale të titulluar: “Inkluzioni i Romëve pas përfundimit të Dekadës së Romëve: Gjendja rrjedhëse dhe sfidat”, e cila u mbajt në Shkup.
Sipas z. Memeti, Avokati i Popullit, gjatë ekzistimit të tij 20 vjeçar, në kontinuitet alarmonte për gjendjen e pakënaqshme të romëve në të gjitha fushat bazike të jetës shoqërore, si dhe aktivisht e monitoronte realizimin e aktiviteteve të Plan Veprimeve në politikat ekzistuese për grupet e margjinalizuara.

“Konstatimet nga puna jonë, e vënë në dukje vulnerabilitetin dhe margjinalizimin e romëve të cilët akoma jetojnë në varfëri të madhe, në kushte të vështira dhe joadekuate, në vendbanime substandarde dhe të improvizuara, pa ujë të pijshëm, me probleme të evidencës amzë, pa mundësi punësimi, me qasje të vështirësuar në të drejtat për mbrojtje shëndetësore, me edukim të ulët shëndetësor, lagje rome të pa-legalizuara dhe ngjashëm.”, shtoi Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti.

Duke folur në temën: “Gjendja e romëve përmes veprimit të Avokatit të Popullit”, Zëvendësja e Avokatit të Popullit, znj. Vaska Bajramovska Mustafa, vuri në dukje se nga 19 fushat e veprimit, praktika e Avokatit të Popullit tregon se romët më së shpeshti parashtrojnë parashtresa për shkak të pamundësisë së realizimit të të drejtave nga mbrojtja sociale dhe shëndetësore, jurisprudenca, nga të drejtat  konsumatore dhe autorizimet policore.

“Duke e ndjekur gjendjet e përgjithshme, është i pakontestueshëm konstatimi se romët ballafaqohen me numër të madh të problemeve në realizimin e të drejtave, para së gjithash, për shkak të statusit të pazgjidhur të shtetësisë dhe mospasjes së dokumenteve të identifikimit personal, ndërkohë që është i madh edhe numri i  fëmijëve romë të cilët nuk janë regjistruar në Librin Amzë të të Lindurve” – potencoi znj. Vaska Bajramovska Mustafa.

Këshilltari shtetëror i Zyrës së Avokatit të Popullit, Mr. Dragi Celevski e prezantoi hulumtimin e realizuar për nevojat e Institucionit, me qëllim të perceptimit të rezultateve të Dekadës së Romëve në segmentet e: arsimit, mbrojtjes shëndetësore, banimit, punësimit, si dhe të shfrytëzimit të mjeteve të parashikuara në buxhet për këtë dedikim.
Në konferencë u ra dakord që gjendjet e perceptuara të prezantohen në një raport të posaçëm i cili do t’i dërgohet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, me qëllim të marrjes së masave për zgjidhjen e problemeve të konstatuara, ndërsa pjesëmarrësit e vendeve të Rajonit u dakordësuar të hartojnë raporte të këtilla të cilët do tua dërgojnë qeverive të tyre.

Përvojat nga vendet e Rajonit, në këtë temë i shkëmbyen përfaqësuesit e Institucioneve të Ombudsmanëve të: Republikës së Kroacisë, Serbisë, Rumanisë, Bullgarisë, Shqipërisë, Kosovës dhe të Federatës së Bosnjë e Hercegovinës. Për përvojat në këtë sferë diskutuan një numër i madh i organizatave joqeveritare.

Përndryshe, Konferenca u organizua nga Zyra e Avokatit të Popullit, financiarisht e mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Bullgarisë, përmes Ambasadës së këtij vendi në Republikën e Maqedonisë.

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

korrik 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31
Qer
Gsh

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 17
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise