Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

20-11-2017

20.11.2017, Shkup

ME PUNËTORI NË SHFK „VLLADO TASEVSKI“ NË SHKUP U SHËNUA DITA BOTËRORE E FËMIJËS

Me rastin e 20 Nëntorit – Ditës botërore të fëmijës, zëvendës-avokati i popullit znj. Vaska Bajramovska - Mustafa, mbajti një seminar në SHFK ,,Vllado Tasevski’’ të Shkupit me nxënës të klasës së dytë, gjashtë dhe shtatë, në të cilin gjithashtu morën pjesë edhe nxënës të klasës së gjashtë të SHF ,,Hasan Prishtina’’ nga Shkupi, si një shkollë partnere.

Tema e seminarit ishte ,,Dhuna dhe mbrojtja nga dhuna’’. Në gjuhë të kuptueshme për fëmijët dhe përmes bisedës interaktive, zëvendësi i avokatit të popullit znj. Vaska Bajramovska - Mustafa, përkujtoj arsyen për të cilën shënohet dita – 20 nëntori, përkujtoj Konventën e të drejtave të fëmijës dhe detyrimet e shtetit për të marrë masa për mbrojtjen e fëmijëve nga të gjitha llojet e dhunës ndaj tyre dhe ndërmjet tyre.

Fëmijët ndanë mendimet dhe shembujt e tyre nga jeta e përditshme, përkatësisht çka paraqet dhuna për ta,  a janë përfshirë edhe shkaqet për të cilat ka ndodhur ajo.

Të gjithë fëmijët, njëzëri u deklaruan se dhuna është e papranueshme dhe se për çdo mosmarrëveshje ose problem, në shkollë ose familje duhet të bisedohet.

Përveç promovimit të kompetencave dhe punës së Avokatit të popullit, zëvendësja i ftoi fëmijët, që së bashku me arsimtarët e tyre të vizitojnë Zyret e Avokatit të popullit me qëllim që më mirë  të njohin institucionin e Avokatit të popullit dhe rolin e tij në shoqëri.

Në punëtori u shpërndanë broshura tematike të Avokatit të popullit për mbrojtje nga dhuna dhe mbrojtje nga interneti të shtypura në gjuhën maqedonase dhe shqipe.

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

tetor 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise