Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

OMBUDSMANI – NDËRMJET QYTETARËVE DHE INSTITUCIONEVE 06-07-2017

06.07.2017, Tetovë

OMBUDSMANI – NDËRMJET QYTETARËVE DHE INSTITUCIONEVE

Në kuadër të Projektit: “Monitorimi qytetar i Avokatit të Popullit”, i mbështetur nga Ambasada e SHBA-ve në Republikën e Maqedonisë, Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti dhe Zëvendësja e Avokatit të Popullit, znj. Irina Stojanovska morën pjesë në debatin: “Ombudsmani-ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve”, i cili u mbajt në organizim të OJQ-ve, Info-Qendrës dhe Komitetit të Helsinkit në Tetovë.

“Institucioni gjithmonë duhet ta ndjek pulsin e qytetarëve dhe nevojave të tyre, dhe të jep përgjigje në disa pyetje, siç janë: A i mbron dhe si i mbron Ombudsmani qytetarët dhe të drejtat e tyre para institucioneve shtetërore?; A e identifikojnë qytetarët Ombudsmanin si mbrojtës të tyre?; A veprojnë institucionet shtetërore sipas sugjerimeve të Ombudsmanit?; A ka Ombudsmani reputacion të institucionit të fuqishëm, me autoritet dhe të pavarur në publikë? – theksoi Avokati i Popullit z. Ixhet Memeti.

Për dobësitë për të cilat ankohen qytetarët lidhur me funksionimin e pushtetit lokal dhe për mënyrën në të cilën institucioni në nivel lokal përballet me evitimin e problemeve, si dhe aktiviteteve të cilat ndërmerren për përafrimin e institucioneve deri te qytetarët, në këtë debat pjesëmarrësve iu drejtua znj. Irina Stojanovska, Zëvendëse e Avokatit të Popullit në zyrën e Tetovës.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

tetor 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise