Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

AVOKATI I POPULLIT Z.IXHET MEMETI NË PRES-KONFERENCË INFORMOI PËR GJENDJEN E REFUGJATËVE NGA KRIZA E KOSOVËS, TË CILËT TETËMBËDHJETË VJET QËNDROJNË NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË 31-05-2017

31.05.2017, Shkup

AVOKATI I POPULLIT Z.IXHET MEMETI NË PRES-KONFERENCË INFORMOI PËR GJENDJEN E REFUGJATËVE NGA KRIZA E KOSOVËS, TË CILËT TETËMBËDHJETË VJET QËNDROJNË NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË

,,Gjendja dhe sfidat me të cilat ballafaqohen refugjatët nga kriza kosovare, të cilët tashmë 18 vjet qëndrojnë në Maqedoni dhe akoma janë pa status juridik’’ ishte tema e pres konferencës të cilën e mbajti avokati i popullit z.Ixhet Memeti.

,,Këta persona jetojnë në kushte të vështira, pa mjete për ekzistencë, pa mbrojtje shëndetësore, pa mundësi për fitimin e numrave amë për fëmijët e tyre, dhe realizim të të drejtave të tjera. Në mesin e tyre ka refugjatë të cilëve Sektori për azil u lëshon dokument me të cilin pesoni është në fazë të kthimit të suspenduar. Ky dokument për shkak të ngjyrës është quajtur ,,karton i verdhë’’, me të cilin personave u shtyhet kthimi në vendin amë, ndërkaq me të cilin njëkohësisht u kufizohet qasja dhe realizimi i të gjitha të drejtave në Maqedoni’’, theksoi avokati i popullit z. Ixhet Memeti.

Ai u rekomandoi organeve kompetente që t’i qasen analizës së të gjitha dispozitave nga fusha e azilit dhe mbrojtjes së përkohshme, shtetësisë, regjistrimit në librin amë për të lindur, fitimit të numrit amë, me qëllim që të krijohen kushte juridike për intergim të plotë të këtyre personave, si dhe mundësi juridike që t’i gëzojnë të drejtat e garantuara me rregulloren vendore dhe konventat ndërkombëtare.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

tetor 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise