Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 24-04-2020

    REKOMANDIME TË AVOKATIT TË POPULLIT PËR REALIZIMIN E TË DREJTAVE TË FËMIJËS NË...

    më shumë
  • 31-03-2020

    REKOMANDIMI I AVOKATIT TË POPULLIT DERI TE QEVERIA E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË...

    më shumë
  • 26-03-2020

    REKOMANDIME PËR VEPRIMIN ME PERSONAT E PRIVUAR NGA LIRIA NË KUSHTE TË PANDEMISË...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

TAKIM I AVOKATIT TË POPULLIT Z. IXHET MEMETI ME PËRFAQËSUES TË ZYRËS SË SHBA PËR LUFTIMIN E DHUNËS EKSTREME 05-06-2017

05.06.2017, Shkup

TAKIM I AVOKATIT TË POPULLIT Z. IXHET MEMETI ME PËRFAQËSUES TË ZYRËS SË SHBA PËR LUFTIMIN E DHUNËS EKSTREME

Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti realizoi takim me përfaqësuesit e Zyrës së Departamentit të SHBA përgjegjëse për luftimin e dhunës ekstreme. Takimi u realizua në kuadër të vizitës zyrtare të cilën përfaqësuesit e kësaj Zyre e kanë në vend.

Gjatë takimit njëorësh, Avokati i Popullit, z. Memeti i njoftoi mysafirët me punën e Institucionit, historikun dhe fillimet e tij, si dhe me sfidat aktuale me të cilat ballafaqohet.

Avokati i Popullit, z. Memeti veçanërisht iu referua veprimit joadekuat dhe jo në kohë, si dhe reagimit të institucioneve kompetente lidhur me dhunën, gjuhën e urrejtjes, gjendjen në burgje dhe efikasitetin e hetimit në rast të cenimit të të drejtave të personave të ndaluar, delikuencës së të miturve, personave LGBTI, si dhe nevojës për zbatimin adekuat dhe efikas të rekomandimeve të cilat i përgatitë Institucioni i Avokatit të Popullit.

Anëtarët e komisionit, me interesim të veçantë e ndoqën prezantimin e Avokatit të Popullit dhe e theksuan rëndësinë e ekzistimit të këtij lloji të institucionit për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut në të gjitha shoqëritë e zhvilluara demokratike.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

qershor 2020
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30
Maj
Kor

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 13
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise