Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

DISKUTIM PROFESIONAL ME TEMË "E DREJTA PËR ARSIM NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË, REALIZIMI DHE MBROJTJA E SAJ" 26-05-2017

26.05.2017, Shkup

DISKUTIM PROFESIONAL ME TEMË "E DREJTA PËR ARSIM NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË, REALIZIMI DHE MBROJTJA E SAJ"

"Arsimi si proces i veprimit  të organizuar në të cilin përvetësohen dhe përcillen njohuri, nxit zhvillimin e aftësive, fitimin e shkathësive, si dhe formimin dhe ndërtimin e personalitetit, të qëndrimeve dhe vlerave të tij. Së këtejmi, një nga pyetjet përgjigja e të cilës duhet të na udhëheq në përpjekjet tona është: A synojmë drejt arsimit i cili vetëm do t’u përshtatet ndryshimeve të caktuara shoqërore, ose duam arsim i cili njëkohësisht do të inicojë ndryshime?

Këtë, ndër të tjera, e tha Avokati i popullit z.Ixhet Memeti në fjalimin e tij në diskutimin profesional që u mbajt në Fakultetin Juridik "Justiniani i Parë" - Shkup pranë Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi".

Ai, gjithashtu, vuri në dukje se nuk është më pak e rëndësishme çështja se sa shoqëria investon në arsim dhe si e  vlerëson dijeninë, për shkak se arsimi e ngrit dinjitetin e njeriut, i mundëson të ndërtojë identitet personal dhe të qëndrojë fortë në mbrojtjen e pikpamjeve dhe qëndrimeve të tij.

Sipas dekanit të fakultetit prof.dr. Goran Koevski të drejtën për arsim e garanton çdo shtet, ndërsa cilësia e tij është me rëndësi të madhe për përparimin e shoqërisë." Bashkëpunimi me institucionin e Avokatit të popullit është me rëndësi të madhe për studentët e Fakultetit juridik, të cilët përmes këtij bashkëpunimi kanë mundësi të njoftohen me punën e institucionit si institucion për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve’’ theksoi prof.dr. Koevski.

Në diskutimin profesional në të cilin morën pjesë zëvendësi i avokatit të popullit Vaska-Bajramovska Mustafa, si dhe profesorë nga Fakulteti  juridik, u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve.




Kërko

Kalendari i ngjarjeve

tetor 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise