Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

18-04-2017

07.04.2017, Shkup

TAKIM I AVOKATIT TË POPULLIT Z.IXHET MEMETI ME PËRFAQËSUES TË DISA ORGANIZATAVE JOQEVERITARE

Avokati i Popullit i Republikës së Maqedonisë z. Ixhet Memeti më datën 7 prill të vitit 2017 realizoi takim me përfaqësues të Organizatës ndërkombëtare ,,Mjekët pa kufij’’ (MSF), edhe atë znj. Andrea Kontenta, oficer humanitar në zyrën rajonale në Beograd, znj. Sillvija Mitevska, përfaqësues i MSF-së në Republikën e Maqedonisë dhe znj. Mersiha Smailloviq, përfaqësues i OJQ-së „LEGIS’’.

Në takim u prezantuan aktivitetet e përgjithshme të cilat i ndërmerr Organizata ndërkombëtare ,,Mjekët pa kufij’’ (MSF) për dhënien e mbrojtjes shëndetësore, ndërkaq në veçanti u prezantuan të dhëna për punën dhe mënyrën e funksionimit të Klinikës për emigrantë e cila është hapur në Beograd - Republika e Sërbisë. U theksua se gjatë ditës në këtë klinikë arrijnë dhe kërkojnë mbrojtje shëndetësore një numër i madh refugjatësh të cilët kanë transituar nëpër Republikën e Bullgarisë dhe Republikën e Maqedonisë, të cilët shpesh herë kanë përjetuar ndonjë lloj të torturës nga ana e personave zyrtar të punësuar në polici, ose nga ana e strukturave të tjera kriminele. Me qëllim të mbledhjes së të dhënave të sakta dhe relevante (MSF)-ja  gjatë periudhës së ardhshme do të fokusohet në dokumentimin e dhunës, përkatësisht cenimet e të drejtave të refugjatëve/ emigrantëve të cilat morrën hov pas mbylljes së kufijve dhe pas ringjalljes së sërishme të kalimeve ilegale përgjatë ,, Rutës ballkanike’’.

Gjatë takimit, Avokati i Popullit njoftoi Delegacionin për mandatin e Mekanizmit parandalues nacional në kuadër të të cilit kryhen vizita të rregullta dhe të jashtëzakonshme në vendet e mbajtjes, saktësisht në qendrat transituese për pranim Tabanovcë dhe Vinojug, Qendra e pranimit për të huaj - Gazi Babë dhe Qendra e pranimit për azilkërkues - Vizbeg.

Avokati i Popullit vuri në dukje se ekipi i MPN-së po përballet me presion të madh dhe pengim të punës nga ana e Ministrisë për punë të brendshme. Konkretisht përmendi rastin e datës 04.04.2017, kur gjatë vizitës së paparalajmëruar nga ana e ekipit të MPN-së në Qendrën e pranimit për të huaj-Gazi Babë gjeti pesë persona-shtetas sirian të cilët disa orë ishin mbajtur në hapësirë të mbyllur në Qendër, pa ushqim, ujë, pa u mundësuar kontakte me botën e jashtme, me ç’rast në regjistër fare nuk është evidentuar prania e tyre. Ekipi i MPN-së i sugjeroi drejtorit të Qendrës se personat e mbajtur duhet të lëshohen menjëherë. Pas intervenimit personat janë liruar.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

tetor 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise