Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 24-04-2020

    REKOMANDIME TË AVOKATIT TË POPULLIT PËR REALIZIMIN E TË DREJTAVE TË FËMIJËS NË...

    më shumë
  • 31-03-2020

    REKOMANDIMI I AVOKATIT TË POPULLIT DERI TE QEVERIA E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË...

    më shumë
  • 26-03-2020

    REKOMANDIME PËR VEPRIMIN ME PERSONAT E PRIVUAR NGA LIRIA NË KUSHTE TË PANDEMISË...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

07-10-2016

07.10.2016, Shkup

„JAVA E FËMIJËS” SHËNOHET ME VIZITË DHE BISEDË ME NXËNËSIT E SHMQSH “GEORGI DIMITROV” NGA SHKUPI

Në kuadër të shënimit të “Javës së Fëmijës”, Zëvendësja e Avokatit të Popullit, znj. Vaska Barjamovska Mustafa e vizitoi Shkollën e Mesme të Qytetit të Shkupit “Georgi Dimitrov”, me ç’rast realizoi takim me nxënësit, si dhe zhvilloi bisedë rreth njohurive të tyre sa u përket të drejtave dhe lirive të njeriut.

Në këtë takim, theks i veçantë u vu mbi njohuritë e të drejtave të fëmijës dhe Konventën për të Drejtat e Njeriut, mënyrën se si fëmijët e zbatojnë parimin e pjesëmarrjes në shkollë, dhe perceptimet e tyre për të drejtat e fëmijëve në përgjithësi sa i përket procesit edukativ-arsimor.

Gjatë bisedës me Zëvendësen e Avokatit të Popullit nxënësit na informuan se ata e kanë zgjedhur kryetarin e klasës, përfaqësuesin e gjeneratës, mirëpo shprehën shqetësim lidhur me atë se zgjedhja e kryetarit si përfaqësues i nxënësve nuk është gjithmonë zgjedhje personale e nxënësve, por edhe i udhëheqësit të klasës. Në këtë drejtim, ata e vunë në dukje nevojën e përfshirjes më të madhe të tyre në procesin e marrjes së vendimeve të cilat kanë të bëjnë me ta dhe me procesin arsimor. Ata, gjithashtu, potencuan se korniza ligjore aktuale nuk e rregullon të drejtën e pjesëmarrës në aktivitete shkollore ose jashtëshkollore, për çka ata angazhohen.

Zëvendësja e Avokatit të Popullit, znj. Vaska Bajramovska Mustafa, i informoi nxënësit me mënyrat dhe mundësitë e mbrojtjes së të drejtave të tyre tek Avokati i Popullit, ndërsa në detaje foli edhe për punën e Zyrës së Avokatit të Popullit dhe kompetencat e tij.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

qershor 2020
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30
Maj
Kor

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 7
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise