Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

DISKUTIM PUBLIK “ZONA E HIRTË MIDIS TRADITËS DHE TË DREJTAVE TË FËMIJËVE” NË TË CILIN MORI PJESË EDHE ZËVENDËSJA E AVOKATIT TË POPULLIT ZNJ. VASKA BAJRAMOVSKA MUSTAFA 06-10-2016

06.10.2016, Shkup

DISKUTIM PUBLIK “ZONA E HIRTË MIDIS TRADITËS DHE TË DREJTAVE TË FËMIJËVE” NË TË CILIN MORI PJESË EDHE ZËVENDËSJA E AVOKATIT TË POPULLIT ZNJ. VASKA BAJRAMOVSKA MUSTAFA

Zëvendësja e Avokatit të Popullit, znj. Vaska Bajramovska Mustafa mori pjesë në diskutimin publik, me temë: “Martesat e fëmijëve midis pjesëtarëve të bashkësisë rome”, që u organizua nga Organizata Rome për Afirmim Multikulturor ROMA S.O.S. nga Prilepi, në Shuto Orizarë - Shkup.

Në fjalën e saj, Zëvendësja e Avokatit të Popullit i bëri vështrim praktikës së institucionit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, duke e vënë në dukje numrin e papërfillshëm të parashtresave që kanë të bëjnë me këtë çështje, me ç’rast e potencoi ndikimin e bashkësive (jashtë) martesore mbi fëmijët nën moshën 18 vjeçare, familjen dhe jetën e tyre në përgjithësi.

“Në takimet me qytetarët dhe me fëmijët në shkolla, gjatë vizitave tona i këshillojmë dhe informojmë nxënësit me të drejtat e tyre, por edhe lidhur me atë se si është rregulluar kjo çështje me kornizën ligjore. Bëjmë përpjekje që të veprojnë në mënyrë parandaluese me qëllim që t’i zmbrapsim nga qëllimi eventual për lidhjen e martesës, si dhe përpiqemi të ndikojmë përmes informimit lidhur me pasojat e dëmshme nga hyrja e hershme në bashkësi jashtëmartesore ose martesore. Është krejt diçka tjetër kur ekziston dashuria midis të rinjve, ndërsa krejt çështje tjetër është të fillojnë jetë të përbashkët? Sa janë ata të përgatitur t’iu përgjigjur obligimeve të marrëdhënieve martesore, krijimit të familjes, lindjes, rritjes dhe edukimit të fëmijëve, kundrejt realizimit të të drejtave të tyre, të cilat me hyrjen në jetën martesore/jashtëmartesore mbeten të harruar – siç është e drejta e shëndetit, arsimit, punës, mbindërtimit të mëtutjeshëm dhe përsosjes së djalit ose vajzës”, potencoi znj. Mustafa.

Jo vetëm në legjislacion, por edhe në implementimin e të njëjtit nga ana e organeve dhe institucioneve të shtetit, parim kyç duhet të jetë interesi më i mirë i fëmijës, ndërsa të njëjtin, në raste të këtilla, duhet ta vlerësojnë kompetentët, nga rasti në rast dhe individualisht, dhe sipas Zëvendëses së Avokatit të Popullit, Vaska Barjamovska Mustafa, një gjë e këtillë sigurisht se nuk është lidhja e martesës në moshën 14 ose 16 vjeçare, përkatësisht pa e arritur moshën e pjekurisë.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

tetor 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise