Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 24-04-2020

    REKOMANDIME TË AVOKATIT TË POPULLIT PËR REALIZIMIN E TË DREJTAVE TË FËMIJËS NË...

    më shumë
  • 31-03-2020

    REKOMANDIMI I AVOKATIT TË POPULLIT DERI TE QEVERIA E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË...

    më shumë
  • 26-03-2020

    REKOMANDIME PËR VEPRIMIN ME PERSONAT E PRIVUAR NGA LIRIA NË KUSHTE TË PANDEMISË...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

TAKIM I AVOKATIT TË POPULLIT Z.IXHET MEMETI ME AMBASADORIN AIVO ORAV, SHEF I DELEGACIONIT TË BASHKIMIT EVROPIAN NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË 29-06-2016

29.06.2016, Shkup

TAKIM I AVOKATIT TË POPULLIT Z.IXHET MEMETI ME AMBASADORIN AIVO ORAV, SHEF I DELEGACIONIT TË BASHKIMIT EVROPIAN NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË

Avokati i Popullit z.Ixhet Memeti realizoi takim me Ambasadorin Aivo Orav, shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë.

Në takim u bisedua për rëndësinë e sundimit të ligjit, krijimin e kushteve për dalje nga kriza politike, nevojën për zbatimin e përforcuar të Reformave Urgjente Prioritare veçanërisht nga këndvështrimi i sotëm, ndërsa me qëllim të integrimit të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

Bashkëbiseduesit posaçërisht u përqëndruan për gjendjet që kanë të bëjnë me të drejtat dhe liritë e njeriut dhe përforcimin e instrumenteve dhe mekanizmave për promovim dhe mbrojtje, me ç’rast Avokati i Popullit e informoi Ambasadorin me shqetsimin e tij lidhur me respektimin dhe realizimin e të drejtave të qytetarëve në gjashtë muajt e parë të vitit.

Dy bashkëbiseduesit ranë dakord se reformat të cilat kanë të bëjnë me Institucionin dhe të cilat dalin nga obligimet e marra ndaj Kombeve të Bashkuara, Raporti i Peribe dhe Reformat Urgjente Prioritare të Këshillit të Ministrave kërkojnë qasje serioze me përfshirjen e më shumë faktorëve, me qëllim të krijimit  të sistemit të shëndoshë, gjithëpërfshirës dhe afatgjatë i cili do të garantojë mbrojtje efikase të të drejtave të qytetarëve.  


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

qershor 2020
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30
Maj
Kor

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 2
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise