Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

23-05-2016

23.05.2016, Shkup

TAKIM I PËRFAQËSUESVE TË AVOKATIT TË POPULLIT ME PRINDËR TË FËMIJËVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA INTELEKTUALE

Përfaqësues të Avokatit të Popullit të Seksionit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe personave me nevoja të veçanta, mbajti takim me prindër të fëmijëve me aftësi të kufizuara intelekuale, në të cilin prezantuan rolin dhe kompetencat e Avokatit të Popullit.

Në takim u theksua se e drejta për arsim inkluziv nuk funksionon, përkatësisht shpesh herë fëmijët me pengesa në mënyrë të improvizuar dhe jopërkatëse e realizojnë këtë të drejtë. Në mënyrë plotësuese, disa prindër të pranishëm theksuan se kanë qenë viktima të diskriminimit, ofendimeve dhe nënçmimeve nga ana e drejtorëve të shkollave të mesme të cilët nuk kanë lejuar që fëmiu me pengesa të regjistrohet në shkollë.

Prindërit njoftuan përfaqësuesit e Avokatit të Popullit se shumica e fëmijëve me aftësi të kufizuara intelektuale janë me paaftësi veprimi dhe juridike për të vendosur dhe gjykuar për vetveten, për çka pas vdekjes së prindërve/kujdestarëve kanë nevojë për kujdes përkatës. Disa prindër konsiderojnë se shteti duhet të sigurojë forma përkatëse për jetesë të pavarur të fëmijëve/personave me pengesa, me ndihmën e asistentit i cili do t’u ndihmojë gjatë jetesës së pavarur. Prindërit, lidhur me këtë pjesë, më së shumti ishin të interesuar për mënyrën e realizimit të pensionit të fëmijëve të tyre pas vdekjes së tyre si dhe për procedurën për heqjen e aftësisë së veprimit.

Sipas prindërve probleme kyçe me të cilat ballafaqohen, janë disa fusha:
-Mënyra e kategorizimit të fëmijëve me aftësi të kufizuara intelektuale ( fëmijët/personat me pengesa të kombinuara, të lehta dhe mesatare realizojnë të drejta të ndryshme dhe beneficione)
-Realizimi i mbrojtjes shëndetësore deri më 26 vjet, edhe pse është e nevojshme gjatë tërë jetës
-Kontrollët e detyrueshme për çdo vit dhe përtrirja e dokumenteve, ndërsa gjendja nuk po ndryshon

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

tetor 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise