Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

ANËTARËT E KLUBIT „MËSOJMË PËR DREJTËSINË“ NGA TETOVA NË VIZITË TË ZYRËS RAJONALE TË AVOKATIT TË POPULLIT 06-05-2016

06.05.2016, Tetovë

ANËTARËT E KLUBIT „MËSOJMË PËR DREJTËSINË“ NGA TETOVA NË VIZITË TË ZYRËS RAJONALE TË AVOKATIT TË POPULLIT

Më datë 06.05.2016, njëzet nxënës, anëtarë të Klubit ,, Mësojmë për drejtësinë ’’, të udhëhequr nga koordinuesi lokal i Forumit arsimor të të rinjve-Qendra në Tetovë, vizituan Zyrën rajonale të Avokatit të Popullit në Tetovë, ku u pranuan nga zëvendësi i Avokatit të Popullit, znj. Irina Stojanovska.

Gjatë takimit nxënësit ndanë mendimet dhe njohuritë e tyre për të drejtën në përgjithësi, dhe shprehën interes që nga afër të njoftohen me punën dhe kompetencat e Avokatit të Popullit, strukturën organizative, punën me lëndë, si dhe mënyrat në të cilat qytetarët mund të drejtohen pranë Avokatit të Popullit.

Gjatë takimit nxënësit u njoftuan nga afër me kompetencat e Avokatit të Popullit dhe gjatë diskutimit në mënyrë aktive morrën pjesë duke ndarë mendimet e tyre.

Sidomos u përçëndruan në problemet të cilat i vëzhgojnë si nxënës dhe realizimin e të drejtave, duke adresuar vërejtjet e tyre drejt procesit arsimor në përgjithësi në Republikën e Maqedonisë dhe neglizhencës institucionale për të rinjtë, si një forcë shtysëse e çdo shoqërie.

Gjatë vizitës nxënësit patën mundësi për të shikuar Zyrën, personalisht të bisedojnë me punonjësit dhe nga afër të njoftohen me mënyrën e pranimit të qytetarëve dhe për veprimet sipas lëndës së formuar.
Zëvendësi i Avokatit të Popullit theksoi gadishmërinë për bashkëpunim dhe rëndësinë e edukimit të të rinjve me qëllim të ngritjes së vetëdijes për rëndësinë e të drejtave të njeriut dhe sundimit të të drejtës, në përgjithësi.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

tetor 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise