Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

AVOKATI I POPULLIT, Z. IXHET MEMETI MBAJTI LIGJËRATË ME TEMË: “TË DREJTAT E NJERIUT NË BOTË DHE MAQEDONI” NË KUADËR TË PROJEKTIT “TË RINJTË, ROJE TË DEMOKRACISË” 14-05-2016

14.05.2016, Shkup

AVOKATI I POPULLIT, Z. IXHET MEMETI MBAJTI LIGJËRATË ME TEMË: “TË DREJTAT E NJERIUT NË BOTË DHE MAQEDONI” NË KUADËR TË PROJEKTIT “TË RINJTË, ROJE TË DEMOKRACISË”

“Shumë shpesh, gjatë komunikimit të përditshëm midis qytetarëve, kur përmenden të drejtat e njeriut mund të dëgjohen opinione të cilat lëvizin në drejtime të ndryshme: Disa mendojnë se ato janë vendosur mirë dhe respektohen, qytetarë të tjerë konsiderojnë se funksionojnë vetëm në letër, ndërsa në praktikë nuk i hasim plotësisht, të tretët mendojnë se për ta të drejtat e njeriut janë të paarritshme dhe nuk ndihen të barabartë me të tjerët, përkatësisht se shoqëria nuk ua krijon parakushtet e nevojshme për realizimin e të drejtave, megjithatë, ka edhe qytetarë të cilët vetëm kanë dëgjuar për të drejta dhe këtu përfundon interesimi i tyre.”

Këtë, mes tjerash, e tha Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti, në diskutimin e tij me temë: “Të drejtat e njeriut në botë dhe Maqedoni”, e që në kuadër të trajnimit njëditor u mbajt në Shkup, në organizim të Qendrës Edukative “Boris Trajkovski”.
Sipas Avokatit të Popullit, z. Ixhet Memeti, marrë në përgjithësi, në drejtime të ngjashme lëvizin edhe opinionet e të rinjve, varësisht nga përkatësia, statusi socio-ekonomik, gjinia, aftësia e kufizuar, vulnerabiliteti dhe karakteristika të tjera. “Kjo është veçanërisht e dukshme sa i përket mundësisë së qasjes dhe praktikimit të së drejtës së arsimit, sigurisë dhe mbrojtjes sociale, mbrojtjes shëndetësore, trajtimit të barabartë, të drejtës për punë dhe ngjashëm.  Opinionet ndryshojnë edhe kur bëhet fjalë për mundësinë e pjesëmarrjes së tyre, veprimin aktiv dhe kontributin, si për zhvillimin personal ashtu edhe për zhvillimin shoqërorë, e që konfirmohet edhe me largimin e të rinjve në vendet me demokraci të zhvilluar dhe standard më të mirë të jetës, si dhe perceptimin e të rinjve se më shumë do të kenë sukses jashtë sesa në shtetin e tyre.” – tha ai.

Përndryshe, kjo ngjarje u organizua nga Fondacioni Ndërkombëtar “Boris Trajkovski” si pjesë e Projektit “Të rinjtë, roje të demokracisë” mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

tetor 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise