Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

TAKIM I NXËNËSVE TË SHKOLLAVE TË MESME NGA DISA SHKOLLA TË MESME ME ZËVENDËSEN E AVOKATIT TË POPULLIT 05-05-2016

05.05.2016, Shkup

TAKIM I NXËNËSVE TË SHKOLLAVE TË MESME NGA DISA SHKOLLA TË MESME ME ZËVENDËSEN E AVOKATIT TË POPULLIT

Rreth tridhjetë nxënës të shkollave të mesme të SHMQSH “Orce Nikollov”; SHMQSH “Pançe Arsovski”; SHMQSH “Josip Broz Tito, Kolegji Jahja Kemal Butel; QSHA “Boro Petrushevski”, SHMQSH “Zef Lush Marku”; SHMQSH”Cvetan Dimov” dhe SHMQSH “Rade Jovçevski – Korçagin”, si dhe anëtarët e klubeve “Mësojmë drejtësi”, të udhëhequr nga mentorët e tyre pranë Forumit Arsimor Rinor (FAR), e vizituan Zyrën e Avokatit të Popullit të Republikës së Maqedonisë në Shkup, ku u pranuan nga Zëvendësja e Avokatit të Popullit, znj. Vaska Bajramovska Mustafa.

Në këtë takim, nxënësit u interesuar për mandatin dhe rolin e Avokatit të Popullit si organ për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve, mënyrën e zgjedhjes së drejtuesit të këtij institucioni dhe zëvendësve të tij, për të drejtat e qytetarëve dhe cenimet më të shpeshta, me theks të veçantë mbi të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve në fusha të ndryshme, përfshirë edhe atë të arsimit. Njëkohësisht, ata shkëmbyen mendime për cilësinë dhe përmbajtjen e arsimit sa u përket të drejtave të fëmijëve, si dhe biseduan për tema dhe gjendje të ndryshme në shoqëri, të cilat i prekin ata si popullatë e re.

Zëvendësja e Avokatit të Popullit i njoftoi nxënësit me strukturën organizative të Avokatit të Popullit, kompetencat dhe mënyrën e veprimit sipas parashtresave të qytetarëve ose sipas lëndëve të formuara me iniciativë personale, duke e potencuar rëndësinë e pjesëmarrjes më të madhe dhe reagimin e nxënësve të shkollave të mesme në rastet e cenimit të të drejtave të tyre, si dhe i informoi me mundësinë e drejtimit të tyre deri te ky organ me qëllim të fitimit të këshillës juridike ose parashtrimit të parashtresës për mbrojtjen e të drejtave.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

tetor 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise