Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

TAKIM I AVOKATIT TË POPULLIT IXHET MEMETI ME AMBASADORIN DHE SHEF I MISIONIT TË OSBE/ODIHR JAN PETERSEN 27-04-2016

27.04.2016, Shkup

TAKIM I AVOKATIT TË POPULLIT IXHET MEMETI ME AMBASADORIN DHE SHEF I MISIONIT TË OSBE/ODIHR JAN PETERSEN

Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti realizoi takim me Ambasadorin Jan Petersen, Shef i Misionit të OSBE/ODIHR dhe ekipin e tij për mbikëqyrjen, monitorimin dhe kontrollin e zgjedhjeve parlamentare në Republikën e Maqedonisë
.
Në takim, Ambasadori Petersen u njoftua me punën e deritanishme të Avokatit të Popullit sa i përket mbrojtjes së të drejtës së zgjedhjes  të qytetarëve dhe masat e aktivitetet e ndërmarra gjatë proceseve të kaluara zgjedhore. Së këtejmi, Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti, e njoftoi Ambasadorin me aktivitetet të cilat i ndërmerr Institucioni në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të zgjedhësve, siç është linja e hapur telefonike për denoncimin e presioneve dhe parregullsive zgjedhore, pastaj edhe me procedurat e iniciuara për mbrojtjen e të drejtës zgjedhore të qytetarëve, si dhe me konstatimet dhe rekomandimet e Raportit vjetor, të cilat kanë të bëjnë me realizimin, respektimin dhe mbrojtjen e të drejtës së zgjedhjes. Ekipi i Ambasadorit Petersen theksoi se janë të njoftuar me përmbajtjen e veprimit të Avokatit të Popullit dhe raportet e tij sa i përket realizimit dhe mbrojtjes së të drejtës zgjedhore.

Përveç kësaj, Avokati i Popullit e informoi Ambasadorin edhe për bashkëpunimin me organizatat qytetare dhe vendosjen e bashkëpunimit për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Dy bashkëbiseduesit e potencuan nevojën e bashkëpunimit të ndërsjellë në pjesën e monitorimit të të gjithë procesit, si dhe realizimit dhe mbrojtjes së të drejtave individuale zgjedhore të qytetarëve.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

nëntor 2019
H M M E P S D
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30
Tet
Dhj

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise