Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 24-04-2020

    REKOMANDIME TË AVOKATIT TË POPULLIT PËR REALIZIMIN E TË DREJTAVE TË FËMIJËS NË...

    më shumë
  • 31-03-2020

    REKOMANDIMI I AVOKATIT TË POPULLIT DERI TE QEVERIA E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË...

    më shumë
  • 26-03-2020

    REKOMANDIME PËR VEPRIMIN ME PERSONAT E PRIVUAR NGA LIRIA NË KUSHTE TË PANDEMISË...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

TAKIM I ZËVENDËS-AVOKATIT TË POPULLIT ME AVOKATËT E FËMIJËVE TË DISA SHKOLLAVE NË VEND 21-04-2016

21.04.2016, Shkup

TAKIM I ZËVENDËS-AVOKATIT TË POPULLIT ME AVOKATËT E FËMIJËVE TË DISA SHKOLLAVE NË VEND

Zëvendës–Avokati i Popullit Vaska Bajramovska-Mustafa realizoi takim me nxënës fëmijë-avokatë nga disa shkolla fillore dhe të mesme të Kumanovës, Prilepit, Shtipit, Manastirit, Kavadarit, Dibrës, Tetovës, Ohrit dhe Gostivarit. Gjatë bisedimeve theks i veçantë u vu në përpjekjet e fëmijëve-avokatë për t’i njoftuar sa më shum nxënësit lidhur me të drejtat e tyre dhe mundësitë për reagim në rast të shkeljes së këtyre të drejtave. Njëherazi, fëmijët-avokatë informuan për bashkëpunimin e lidhur me shërbimet profesionale të shkollave, me të cilat bashkarisht përpiqen të gjejnë zgjidhje për probleme të caktuara të cilat i vërejnë ata, ose nxënësit e tjerë.

Në kontekst të kësaj që u përmend më lartë, avokatët e fëmijëve të disa shkollave nxorën në pah problemin lidhur me kushtet e papërshtatshme për arsim, përkatësisht ndërtesat e vjetra shkollore dhe si rrjedhojë nevoja për renovimin e ambienteve shkollore, pajisje adekuate me mjete vizive mësimore, si dhe nevojën për punë nëpër kabinete, sidomos nxënësit e shkollave fillore.

Në takim avokatët e fëmijëve të shkollave të mesme theksuan bashkëpunimin me kryetarët e klasave me qëllim që të rritet organizimi dhe pjesëmarrja e nxënësve të shkollave të mesme gjatë vendimmarrjes, konform parimeve të Konventës për të drejtat e fëmijës.

Nga ana e zëvendës-Avokatit të Popullit fëmijët u inkurajuan që të vazhdojnë t’i përfaqësojnë fëmijët/nxënësit në shkollë, ku ata janë zgjedhur. Gjithashtu, u këshilluan se si të reagojnë gjatë shkeljeve eventuale ose tentimeve për  mosrespektimin e të drejtave të fëmijës, dhe për mundësinë për të parashtruar parashtresë pranë Avokatit të Popullit për mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe tejkalimin e problemeve eventuale.
 

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

qershor 2020
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30
Maj
Kor

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise