Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

TAKIM I AVOKATIT TË POPULLIT ME SHOQATËN E PERSONAVE TË VERBËR DHE PERSONAVE ME SHIKIM TË DËMTUAR TË QYTETIT TË SHKUPIT 20-04-2016

20.04.2016, Shkup

TAKIM I AVOKATIT TË POPULLIT ME SHOQATËN E PERSONAVE TË VERBËR DHE PERSONAVE ME SHIKIM TË DËMTUAR TË QYTETIT TË SHKUPIT

Përfaqësues të Zyrës së Avokatit të Popullit të Seksionit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe personave me nevoja të veçanta realizuan takim me Shoqatën e personave të verbër dhe personave me shikim të dëmtuar të qytetit të Shkupit, në të cilin u bisedua për të drejtat e personave me shikim të dëmtuar.

Të pranishmit gjatë bisedimeve njoftuan Avokatin e Popullit lidhur me vështirësitë me të cilat ballafaqohen gjatë realizimit të të drejtave dhe lirive të tyre, sidomos gjatë realizimit të të drejtave nga mbrojtja sociale, mbrojtja dhe sigurimi shëndetësor, ndërkaq u ankuan edhe për pengesën me të cilën ballafaqohen gjatë realizimit të së drejtës së tyre zgjedhore, për shkak se nga ana e Këshillëve zgjedhor në bashkësi të caktuara lokale në ditën e zgjedhjeve, nuk u është lejuar që shoqëruesi i tyre të jet personi i cili do t’a rrethojë numrin në fletën për votim, përkatësisht u është thënë se asistent mund të jet vetëm personi nga këshilli zgjedhor.

Anëtarët e Shoqatës së personave të verbër dhe personave me shikim të dëmtuar të qytetit të Shkupit reagonin edhe lidhur me veprimet e qendrave për punë sociale, përkatësisht Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale sa i përket mjeteve të ndalura për ndihmë dhe përkujdesje nga personi tjetër, si dhe për obligimin që qytetarët të njëjtat t’i kthejnë në mënyrë retroaktive, për vështirësitë me të cilat ballafaqohen gjatë shfrytëzimit të parkingut, ndërkaq informuan se edhe atyre u arkëtohen taksat rrugore, për të cilat paraprakisht janë liruar.

Në lidhje me qasjen pranë shërbimeve të caktuara siç janë bankat, të pranishmit pohuan se nuk kanë mundësi që në mënyrë të njëjtë në të gjitha bankat me plotësimin e formularit të kryejnë transakcione të caktuara ose ndonjë lloj tjetër të shërbimeve financiare. Në këtë kontekst, njoftuan se faksimilin të cilin e shfrytëzojnë si nënshkrim të vetin jo çdo herë nga ana e institucioneve pranohet si i vlefshëm, gjë që sipas tyre paraqet diskriminim dhe pengesë gjatë realizimit të të drejtave dhe lirive të tyre.

Përfaqësuesit e Avokatit të Popullit këshilluan anëtarët e kësaj shoqate duke iu dhënë këshillë juridike për mënyrën e realizimit të të drejtave, duke i njoftuar për mundësinë që në rast të cenimit eventual të të drejtave, të drejtohen pranë Zyrës së Avokatit të Popullit.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

tetor 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise