Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

04-04-2016

04.04.2016, Shkup

ZËVENDËSJA E AVOKATIT TË POPULLIT, ZNJ. VASKA BAJRAMOVSKA MUSTAFA, U TAKUA ME PERSONAT E SËMURË NGA PARALIZA CEREBRALE

Zëvendësja e Avokatit të Popullit, znj. Vaska Bajramovska Mustafa, kompetente për Seksionin për mbrojtjen të drejtave të fëmijëve dhe personave me nevoja të veçanta, realizoi takim me personat me Paralizë Cerebrale dhe me prindërit e fëmijëve të sëmurë nga Paraliza Cerebrale. Në këtë takim, znj. Bajramovska Mustafa i informoi të pranishmit me kompetencat të cilat burojnë nga Ligji për Avokatin e Popullit dhe mekanizmat të cilët, në përputhje me kornizën ligjore, i kanë në dispozicion këta persona, përkatësisht mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Gjithashtu, personat me Paralizë Cerebrale e informuan Avokatin e Popullit me problemet me të cilat, në jetën e përditshme, ballafaqohen personat me Paralizë Cerebrale. Përkatësisht, ata theksuan se hasin në vështirësi gjatë realizimit të të drejtave të tyre nga fusha e sigurimit dhe mbrojtjes shëndetësore, arsimit, qasjes në shërbime dhe në institucione, punësim etj. Në këtë kontekst, potencuan se personat me Paralizë Cerebrale doemos duhet të shoqërohen nga një person tjetër, i cili do t’u ndihmojë që të lëvizin më lehtë, ndërsa zakonisht ky person është prindi i cili në përputhje me Ligjin për marrëdhënie pune e shfrytëzon të drejtën e orarit të shkurtuar të punës, me ç’rast të njëjtëve u shkurtohen të ardhurat. Më tutje, fëmijët në shkollë nuk mund ta ndjekin mësimin në të gjitha lëndët mësimore, sepse kabinetet i kanë në katin e sipërm ndërsa shkolla nuk ka ashensor. Shpeshherë kanë nevojë për pajisje të tjera ortopedike, ndërsa Fondi për Sigurim Shëndetësor ua aprovon vetëm karrocën e invaliditetit, etj.

Zëvendësja e Avokatit të Popullit, për problemet të cilat janë në kompetencë të saj, i këshilloi personat me Paralizë Cerebrale të parashtrojnë parashtresa me qëllim të realizimit të të drejtave të tyre.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

tetor 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise