Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

PUNËTORI RAJONALE ME TEMË: “PËRDORIMI I FORCËS NGA POLICIA” 30-03-2016

30-31.03.2016, Shkup

PUNËTORI RAJONALE ME TEMË: “PËRDORIMI I FORCËS NGA POLICIA”

Avokati i Popullit, në kuadër të bashkëpunimit shumëvjeçar me Instrumentin për Ndihmë Teknike dhe Shkëmbim të Përvojave – TAIEX të Komisionit Evropian, organizoi Punëtori dyditore rajonale me temë: “Përdorimi i forcës nga policia”.

Punëtoria u mbajt më datë 30 dhe 31 mars në Hotel “Arka” – Shkup dhe në të morën pjesë përfaqësues të organeve dhe institucioneve nga vendi dhe më gjerë nga institucioni, si dhe përfaqësues të institucioneve të ombudsmanëve nga: Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia.

Qëllimi i Punëtorisë dyditore ishte shkëmbimi i qëndrimeve dhe përvojave midis ekspertëve dhe përfaqësuesve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të BE-së, sa i përket zbatimit të forcës nga ana e policisë, si dhe shqyrtimi i gjendjeve në vendet e rajonit, me qëllim të ngritjes së vetëdijes të organeve përkatëse lidhur me çështjet të cilat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje. Njëkohësisht, në Punëtori u prezantuan standardet ndërkombëtare dhe përvoja lidhur me zbatimin e forcës dhe mjeteve të detyrimit nga ana e policisë.

Prezantuesit nga vendi dhe rajoni dhe pjesëmarrësit e kësaj Punëtorie, posaçërisht e përshëndetën iniciativën për organizimin e Punëtorisë rajonale në këtë temë dhe në mënyrë aktive u përfshinë në diskutim.

Në përputhje me standardet ndërkombëtare, përfshirë edhe angazhimet e Avokatit të Popullit për respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, me rëndësi të madhe është ekzistimi i kornizës së re juridike, e cila është e qartë, pa ekuivok dhe nuk lë hapësirë për autorizime të diskrecionit gjatë përdorimit të mjeteve të detyrimit.

Me qëllim të sundimit të së drejtës, sigurisë më të madhe juridike të qytetarëve dhe eliminimit të mundësive për çdo lloj keqpërdorimi, pjesëmarrësit rekomanduan ndërmarrjen e aktiviteteve si vijojnë:
1.    Të ndryshohet dhe plotësohet Ligji ekzistues i policisë në pjesën e përdorimit të mjeteve të detyrimit mbi grup;
2.    Të fshihen nga Ligji “paralizuesit elektrik” dhe “plumbat e gomës” dhe të ndalohet përdorimi i tyre mbi grup, duke e pasur parasysh se kusht i vetëm për përdorimin e tyre, i paraparë në Ligjin ekzistues, është të shpërndahet turma dhe të vendoset rendi dhe qetësia publike;
3.    Në mënyrë të qartë dhe pa ekuivok, në Ligjin e policisë të rregullohen nocionet, llojet, kualiteti dhe përbërja e mjeteve të forcës, mënyra e përdorimit të tyre, edukimi dhe profesionalizmi i personave të cilët do t’i përdorin, grada e personit i cili do ta jep urdhrin për përdorimin e tyre, si dhe çështja e procedurës për përdorimin e mjeteve të detyrimit.
4.    Në Ligj të rregullohet grada e personit i cili duhet ta jep urdhrin për përdorimin e mjeteve të detyrimit, përkatësisht përdorimi i mjeteve potencialisht vdekjeprurëse të aprovohet nga personi zyrtar me gradë të lartë;
5.    Aplikimi i mjeteve të detyrimit të lejohet vetëm mbi bazë rreptësishtë proporcionale të situatës, në përputhje me parimet e proporcionalitetit, domosdoshmërisë, si dhe duke e respektuar zbatimin gradual, gjithmonë nga mjetet më të lehta kah mjetet më të rënda të detyrimit;
6.    Të sigurohet hetim cilësor sa i përket përdorimit eventual të tepruar dhe joproporcional të forcës nga ana e organit/mekanizmit tërësisht të pavarur dhe profesional, me qëllim të sundimit të së drejtës dhe sigurisë më të madhe juridike të qytetarëve;
7.    Sipas shembullit të praktikës pozitive të shteteve tjera, të zhvillohen aftësi për negocim dhe komunikim të nëpunësve policorë me organizatorët e protestave, përkatësisht planifikim operativ i llojeve të ndryshme të demonstratave (politike, sociale, sportive etj.);
8.    Të sensibilizohet dhe edukohet policia përmes trajnimeve të vazhdueshme për të drejtat dhe liritë e njeriut dhe për standardet ndërkombëtare në lidhje me përdorimin e mjeteve të detyrimit dhe, në këtë kontekst, të kihet parasysh përvoja dhe njohja e teknikave për përdorimin e këtyre mjeteve me pasoja sa më pak të mundshme mbi jetën dhe shëndetin e qytetarëve;
9.    Para se të miratohet Ligji i policisë, përkatësisht ndryshimet dhe plotësimet e tij, detyrimisht të organizohen debate publike, të bashkëpunohet dhe të kërkohet mendim nga Avokati i Popullit si mbrojtës i të drejtave dhe lirive të njeriut, si edhe nga persona të tjerë profesional, ekspert dhe institucione;
10.    Të ndërmerren masa nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme, me qëllim të informimit të publikut dhe njohjen e tyre me mjetet e detyrimit dhe përdorimin e të njëjtave.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

tetor 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise