Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

NË KUADËR TË “DITËVE TË HAPURA” U VIZITUA KOMUNA E VELESIT NGA DELEGACIONI I BE-së DHE AMBASADORËT E VENDEVE ANËTARËVE TË BE-së NË MAQEDONI 16-03-2016

16.03.2016, Veles

NË KUADËR TË “DITËVE TË HAPURA” U VIZITUA KOMUNA E VELESIT NGA DELEGACIONI I BE-së DHE AMBASADORËT E VENDEVE ANËTARËVE TË BE-së NË MAQEDONI

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Maqedoni dhe ambasadat e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në Maqedoni, bashkë me Avokatin e Popullit, e filluan aktivitetin e titulluar “Ditët e Hapura”, e që gjatë periudhës së ardhshme do të zbatohet në më shumë qytete të Maqedonisë, me qëllim të informimit të qytetarëve me të drejtat e zgjedhjes dhe inkurajimin e tyre sa i përket realizimit pa pengesë të këtyre të drejtave.

Takimi i parë i këtij lloji u mbajt në Komunën e Velesit në të cilin, përveç takimit me kryetarin e komunës, u realizua edhe takim me qytetarët në ambientet e komunës. Në fjalën e saj, Zëvendësja e Avokatit të Popullit, znj. Vaska Bajramovska Mustafa, të pranishmëve ua përkujtoi edhe një herë se çdo qytetar i cili ka mbushë moshën 18 vjeçare, ka të drejtë të votoj dhe lirshëm, pa presione t’ia jep votën e tij kandidatit sipas bindjes personale. Ajo rikujtoi se edhe për këto zgjedhje, Institucioni Avokat i Popullit dhe gjashtë zyrat e tij rajonale do të jenë të hapura për qytetarët, si gjatë periudhës parazgjedhore ashtu edhe gjatë kohët së zgjedhjeve, njëkohësisht i informoi se në Institucion është hapur linja telefonike falas në të cilën çdo qytetar mund të denoncojë çfarëdo qoftë keqpërdorimi ose presioni mbi të drejtën e tij të votës.
Ambasadori, z. Aivo Orav i përkujtoi të pranishmit se zgjedhjet e lira dhe demokratike janë tregues për gatishmërinë e shtetit që të bëjë një hap shtesë në rrugën e vet drejt Evropës, ndërsa votimi pa presion do ta konfirmojë pikërisht këtë. Ai, gjithashtu, vuri në dukje se çdo detyrim, presion, frikësim ose parregullsi zgjedhore duhet të denoncohet pranë Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve ose në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në Prokurorinë Publike ose edhe tek Avokati i Popullit apo në ndonjë organizatë joqeveritare, siç është MOST ose CIVIL.

Në periudhën në vijim, ky lloj i vizitave do të vazhdojë edhe në qytetet e tjera të Republikës.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

tetor 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise