Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

07-03-2016

07.03.2016, Tabanovcë

VIZITË E MEKANIZMIT PARANDALUES NACIONAL NË QENDRËN E PËRKOHSHME TRANSIT – TABANOVCË

Avokati i Popullit – Mekanizëm Parandalues Nacional, më datë 07.03.2016 bashkë me organizatën joqeveritare “Legis” realizoi vizitë në Qendrën e Përkohshme Transit – Tabanovcë, me qëllim të përcaktimit të gjendjes lidhur me kushtet e qëndrimit dhe trajtimit të refugjatëve të cilët qëndrojnë në këtë Qendër.

Në momentin e vizitës së Qendrës të pranishëm ishin 1050 persona, të cilët këtu qëndronin tanimë dhjetë ditë, ndërsa gjatë kohës së vizitës arriti treni me të cilin u transportuan edhe 430 persona shtesë nga Qendra e pranimit Vinojug. Thuaja se 40% e refugjatëve të cilët qëndronin në Qendrën e Përkohshme Transit – Tabanovcë janë gra dhe fëmijë.
Mekanizmi Parandalues Nacional konstatoi se kushtet për qëndrim më të gjatë të refugjatëve në Qendrën e Përkohshme Transit – Tabanovcë nuk janë adekuate dhe të njëjtat nuk i plotësojnë standardet e përcaktuara ndërkombëtare. Refugjatët janë vendosur nëpër tenda, të cilat nuk janë të përshtatura për t’i kaluar orët e natës, një pjesë e tyre flenë nëpër stole në të cilat janë shtruar dyshekë, ndërsa një pjesë tjetër flenë në dysheme në të cilat ka batanije. Të gjitha objektet e Qendrës së Përkohshme Transit – Tabanovcë janë të mbushura me refugjatë dhe të njëjtët janë ridedikuar në vende për strehim dhe për ta kaluar natën. Tenda e paraparë për  gatimin e ushqimeve (kuzhina) gjithashtu është ridedikuar për qëndrimin e refugjatëve të cilët aty e kalojnë natën/gjumin e bëjnë në dysheme.

Ushqimi në Qendrën e Përkohshme Transit – Tabanovcë shpërndahet në ambiente të jashtëm dhe i njëjti sigurohet nga organizatat joqeveritare “Legis” dhe “Nun”. Edhe pse ditëve të para refugjatëve u ndahej ushqim i thatë, organizatat joqeveritare ia kanë arritur të sigurojnë racione të ngrohta, kështu që në momentin e vizitës shpërndahej supë e ngrohtë, ndërsa pritej të arrinte edhe racioni kryesor.

Higjiena në Qendër nuk është në nivelin e duhur, sepse një numër i madh i personave janë vendosur në hapësira të vogla. Megjithatë, duhet lavdëruar ajo se janë siguruar toaletë dhe dushe shtesë dhe në ndërkohë është siguruar edhe uji i nxehtë.

Personat të cilët arritën me tren nga Qendra Transitore “Vinojug” dërgoheshin në grupe deri në pikën e kalimit kufitar me Republikën e Serbisë dhe aty qëndronin për t’u lejuar të hynin në Republikën e Serbisë. Në vet pikën e kalimit kufitar, nga ana e organizatave joqeveritare dhe të Kryqit të Kuq, refugjatëve u ndaheshin sanduiça dhe paketa me ushqim, si dhe veshje. Gjatë bisedës me policinë kufitare të Republikës së Serbisë, Mekanizmi Parandalues Nacional u informua se pritet vendimi nga Ministria e Punëve të Brendshme për atë nëse do të lëshohen refugjatët, por dyshonin se do të merrej vendim pozitiv.

Mekanizmi Parandalues Nacional vërejti prezencë të rritur të policisë kufitare në Qendrën e Përkohshme Transit – Tabanovcë, përkatësisht në momentin e vizitës së Qendrës ishin të pranishëm rreth 30 policë. Edhe përkrah prezencës së tyre, MPN-ja vuri re se në vet kalimin kufitar arrinin edhe persona të cilët nuk ishin transportuar në mënyrë të organizuar nga Qendra “Vinojug”, përkatësisht se arrinin persona të cilët ishin transportuar në mënyrë ilegale.

Pa përjashtim, refugjatët kërkonin të shkonin drejt shteteve evroperëndimore dhe ankoheshin për ndryshimin e kritereve me të cilat përcaktohet se kush mund ta vazhdojë rrugën drejt vendeve të tjera të rutës ballkanike të migrantëve.  


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

tetor 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise