Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

AVOKATI I POPULLIT SË BASHKU ME KOLEGËT E TIJ TË MBRETËRISË SË SPANJËS, REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE PËRFAQËSUESIN E SEKRETARIATIT TË AOM-SË VIZITUAN QENDRËN TRANZITUESE NË TABANOVCË 22-02-2016

22.02.2016, Tabanovcë

AVOKATI I POPULLIT SË BASHKU ME KOLEGËT E TIJ TË MBRETËRISË SË SPANJËS, REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE PËRFAQËSUESIN E SEKRETARIATIT TË AOM-SË VIZITUAN QENDRËN TRANZITUESE NË TABANOVCË

Avokati i Popullit z.Ixhet Memeti së bashku me Ombudsmanin e Republikës së Shqipërisë z.Igli Totozani, Ombudsmanin e Mbretërisë së Spanjës znj. Soledad Beserill dhe këshilltarin e Asociacionit të ombudsmanëve të mediteranit (AOM) znj. Sharllot Kllavreull vizituan Qendrën tranzituese për migrantë dhe refugjatë ,,Tabanovcë’’.

Qëllimi i vizitës ishte të monitorohen kushtet e pranimit dhe qëndrimit të refugjatëve në qendrën tranzituese, sidomos në kushte kur filloi procesi i kthimit të detyrueshëm të refugjatëve nga Republika e Kroacisë dhe Republika e Sërbisë.
„Me kolegët e mi vizituam kampin për të parë kushtet dhe trajtimin e migrantëve, si dhe për të biseduar me ta për problemet eventuale me të cilat ballafaqohen. Me këtë rast, do të doja t’ju informojmë se që nga vizita ime e fundit me kolegun tim nga Republika e Sërbisë konstatova se ka progres të vogël sa i përket kapaciteteve për strehim’’, tha Avokati i Popullit z.Ixhet Memeti. Ai apeloi për trajtim human ndaj të gjithë personave, duke përfshirë edhe migrantët nga Avganistani të cilët janë kthyer nga ana e polisisë së Republikës së Sërbisë, si dhe për zgjidhjen e shpejtë të statusit të tyre.

Përndryshe, vizita është pjesë e përgatitjeve për takimin e ardhshëm të anëtarëve të Asociacionit të ombudsmanëve të mediteranit (AOM), i cili do të mbahet prej datës 08 deri më datën 11 Mars të këtij viti në Malta, ndërkaq, në të cilin ndër të tjera do të diskutohet për çështjet e migrantëve, përkatësisht të refugjatëve dhe për mënyrat e veprimit të anëtarëve të Asociacionit në drejtim të realizimit të të drejtave të këtyre personave.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

tetor 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise