Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

PRES-KONFERENCA PËRMBYLLËSE E PROJEKTIT LAJT TUINING “PROMOVIMI I KOMPETENCAVE TË AVOKATIT TË POPULLIT DHE FUQIZIMI I KAPACITETEVE INSTITUCIONALE” 02-02-2016

02.02.2016, Shkup

PRES-KONFERENCA PËRMBYLLËSE E PROJEKTIT LAJT TUINING “PROMOVIMI I KOMPETENCAVE TË AVOKATIT TË POPULLIT DHE FUQIZIMI I KAPACITETEVE INSTITUCIONALE”

Me prezantimin e konkluzioneve, lidhur me aktivitetet e zbatuara në kuadër të Projektit të titulluar: “Promovimi i kompetencave të Avokatit të Popullit dhe fuqizimi i kapaciteteve institucionale”, u mbyll Projekti Lajt Tuining të cilin Zyra e Avokatit të Popullit e zbatoi bashkë me Bordin e Ombudsmanit të Austrisë dhe Institutin për të Drejtat e Njeriut – Ludvig Bocman, të mbështetur nga fondet para-aderuese të Komisionit Evropian (IPA).

“Gjatë periudhës së kaluar prej tetë muajve realizuam aktivitete intensive të cilat kanë të bëjnë me punën e Seksionit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe personave me nevoja të veçanta, Seksionit për mosdiskriminim dhe përfaqësim të drejtë dhe adekuat dhe me Mekanizmin Parandalues Nacional. Përmes vizitave në terren dhe tryezave të rrumbullakëta u përpoqëm që në mënyrën më të mirë të mundshme t’i detektojmë problemet e institucioneve, siç janë: Qendrat ditore për fëmijët në rrugë, Qendrat për punë sociale, Shtëpitë për personat e moshuar. Gjithashtu, duke e marrë parasysh se Republika e Maqedonisë gjendet në rutën ballkanike të migrantëve, realizuam vizitë të Qendrës së Përkohshme Transit “Vinojug”-Gjevgjeli, por edhe të Qendrës për të Huaj dhe Qendrës për Azilkërkues”.

Këtë, mes tjerash e tha Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti në pres-konferencën e cila u mbajt me rastin e mbylljes së Projektit Tuining.

Para mbajtjes së konferencës përmbyllëse parapriu takimi midis partnerëve të cilët i përmblodhën rezultatet nga Projekti i realizuar si dhe u morën vesh për hapat e bashkëpunimit të ardhshëm, si në nivel bilateral ashtu edhe në nivel rajonal.
Përndryshe, Projekti u zbatua nga muaji maj deri në muajin dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa kushtoi 250.000 euro.  


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

tetor 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise