Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

OMBUDSMANËT E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË DHE TË REPUBLIKËS SË SËRBISË REALIZUAN VIZITË TË PËRBASHKËT NË KAMPET NË „TABANOVCË“ DHE NË „PRESHEVË“ 07-12-2015

07.12.2015, Tabanovcë dhe Preshevë

OMBUDSMANËT E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË DHE TË REPUBLIKËS SË SËRBISË REALIZUAN VIZITË TË PËRBASHKËT NË KAMPET NË „TABANOVCË“ DHE NË „PRESHEVË“

Ombudsmanët e Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Sërbisë z. Ixhet Memeti dhe z. Sasha Jankoviq në kuadër të bashkëpunimit të ndësjellë  dhe rajonal, ndërkaq me qëllim të inspektimit të kushteve në kampet për pranim të refugjatëve dhe emigrantëve, si dhe vëzhgimit të gjendjeve me mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të tyre, vizituan kampin tranzitues „Tabanovcë“-Republika e Maqedonisë dhe Qendrën pranuese „Preshevë“-Republika e Sërbisë.
Në kuadër të vizitës së përbashkët, ombudsmanët u njoftuan për veprimet dhe procedurat gjatë pranimit të refugjatëve në të dy kampet, u vëzhguan kushtet për qëndrim, ndërkaq personat kompetent të cilët menaxhojnë kampet informuan për planet për përshtatjen e kushteve për dimrin që vjen.

„Un dua T’ju informoj se ne ombudsmanët e rajonit dhe më gjërë jo rastësishtë vendosëm për një bashkëpunim më të ngushtë me qëllim që t’ju ndihmohet personave të cilët kërkojnë ndihmë ndërkombëtare ose ikin nga vendet ku ka luftëra. Përshtypja ime është se kushtet për pranim akoma janë larg standardeve të cilat duhet t’i kenë, si në aspekt të kushteve, ashtu edhe në aspekt të menagjimit. Akoma më tepër duhet punuar, ndërkaq sfidë më e madhe është dimri. Qeveria e Maqedonisë ende planifikon, kam frikë se bora do të arrijë para realizimit të planeve. Në të dy anët pamë kushte të këqia sa i përket humanitetit, sepse është e mundur të mos ket objekte dhe kushte, por nuk mund të mos ket dëshirë për përmirësimin e tyre“ tha ndër të tjera në konferencën për shtyp Avokati i Popullit z.Memeti.
Ai bëri thirrje për bashkëpunim më të madh ndërmjet vendeve në këtë fushë dhe për të përmirësuar urgjentisht kushtet  në të dy kampet.

„Un dëshiroj që Qeveritë e Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Sërbisë të bien dakord që treni me të cilin transferohen refugjatët dhe emigrantët të mos ndalet në Tabanovcë por të shkojë direkt në Preshevë. Nëse të paktën kjo nuk është e mundur, atëherë të gjindet mënyra që personat me nevoja të veçanta, fëmijët dhe gratë pasiqë të regjistrohen t’u mundësohet që në mënyrë legale ta kalojnë kufirin. Me këtë rast kisha përshëndetur organizatat humanitare dhe joqeveritare të cilat ndihmojnë dhe të cilat në mënyrë të shkëlqyeshme koordinohen në kampet. Dëshiroj që ky koordinim të rritet me qëllim që t’u ndihmohet këtyre personave. Un dhe kolegu im z.Jankoviq do të vazhdojmë të monitorojmë situatën“.

Avokati i Popullit z.Memeti informoi se do të hartojë raport të veçantë lidhur me gjendjen e konstatuar në qendrën tranzituese-Tabanovcë, ndërkaq i cili do të përfshijë edhe rekomandimet konkrete, të cilin do ta dërgojë pranë Qeverisë.

„Sot ne të dy ombudsmanët deshtëm personalishtë të vërtetohemi se çfarë janë kushtet në qendrat, por edhe të kthejmë vëmendjen në faktin se nuk mund të jemi të kënaqur me mënyrën se si trajtohen njerëzit të cilët kalojnë përmes vendeve tona. Përshtypja ime e parë është se deri më tani arritëm t’i shmangemi situatave tragjike, që është mirë, për çka duhet të jemi mirënjohës ndaj njerëzve të cilët kalojnë dhe ndaj organeve të vendeve tona. Un medoemos duhet të them se disa nga përshtypjet që sot i kemi parë janë nën kufijtë e njerëzimit dhe humanitetit.Të gjithë duhet të trajtohen në mënyrë humane pa marr parasysh se prej nga vijnë. Asnjëri nuk duhet të jet në baltë, në mbeturina, askush nuk duhet nëpër baltë të shtyjë karrocë invalidore. Un me bashkëpunëtorët e mi, ndërkaq edhe kolegu Memeti me bashkëpunëtorët e tij do të punojmë që këta njerëz të pranohen në mënyrë më humane, jo vetëm për të mos u shkelur ndonjë dokument ndërkombëtar, por për shkak të humanitetit dhe njerëzimit ’’ tha mbrojtësi i qytetarëve të Sërbisë z. Sasha Jankoviq.

Ai në mënyrë të veçantë falënderoi organizatat joqeveritare të cilat bujarishtë u ndihmojnë refugjatëve dhe emigrantëve.

„Pa to vendet tona nuk do të mundeshin të përballojnë këtë situatë. E di se është rëndë, por medoemos duhet më mirë të organizohen shërbimet dhe institucionet, burimet e pakta që kemi më mirë të shfrytëzohen. Nuk është e nevojshme ndonjë fizikë bërthamore për të bërë një strehë në vendin ku njerëzit presin për hyrje, që të mos qëndrojnë në shi, fëmijët më pak të presin. Jam i kënaqur që ne, institucionet e ombudsmanit krijuam bashkëpunim të ndërsjellë për një çështje kaq të rëndësishme për të cilën është i domosdoshëm bashkëpunimi ndërkombëtar. Besoj që ky bashkëpunim do të jet një shembull edhe për institucione të tjera, siç është: policia, Kryqi i Kuq, Komisariati për refugjatë“ tha z. Jankoviq.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

tetor 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise