Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

TRYEZË E RRUMBULLAKËT, ME TEMË: “FËMIJËT ME AUTIZËM NË ARSIMIN E RREGULLT FILLOR” 02-12-2015

02.12.2015, Shkup

TRYEZË E RRUMBULLAKËT, ME TEMË: “FËMIJËT ME AUTIZËM NË ARSIMIN E RREGULLT FILLOR”

Na ndan vetëm një ditë nga shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Personave me Handikap – 3 Dhjetori. Pikërisht, në prag të kësaj dite e organizojmë këtë ngjarje si angazhim i institucionit tonë në ngritjen e vetëdijes për Autizmin dhe krijimin e kushteve për realizimin papengesë të të drejtës së arsimit të fëmijëve me çrregullime të spektrit autik në Republikën e Maqedonisë. Ne, si institucion e mbështetëm iniciativën, e një grupi të prindërve të fëmijëve, për qasje më serioze dhe për nevojën e ngritjes së vetëdijes sa i përket trajtimit të fëmijëve me autizëm dhe nevojave të tyre, përkatësisht, domosdoshmërinë e përfshirjes së këtyre fëmijëve dhe përfshirjen e tyre në shoqëri. Sot, vazhdojmë me aktivitetet që kanë të bëjnë me fëmijët me aftësi të kufizuara dhe të drejtat e tyre, ndërsa theksin e vendosëm mbi të drejtën e arsimit të fëmijëve me autizëm, për çka zbatuam Hulumtim në shkollat fillore, gjatë vitit shkollor 2014/2015, në lidhje me përcaktimin e numrit të fëmijëve me çrregullime të spektrit autik dhe gatishmërinë e shkollave për arsim cilësor dhe efikas të këtyre fëmijëve në procesin e rregullt arsimor.

Këtë, mes tjerash, në fjalën përshëndetëse e tha Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti, gjatë hapjes së Tryezës së rrumbullakët, me temë: “Fëmijët me autizëm në arsimin e rregullt fillor”, e cila u mbajt në Info-Qendrën e BE-së në Shkup.

Sipas z. Memeti, qëndrimi i Institucionit është i qartë, dhe ai  është se fëmijët me autizëm duhet të kenë të drejta të njëjta si edhe fëmijët e tjerë, t’i gëzojnë të drejtat në bazë të barabartë, ndërsa për shkak të specifikës së nevojave të tyre, shoqëria e ka për detyrë të krijojë dhe sigurojë kushte për realizimin papengesë të këtyre të drejtave, përfshirë edhe të drejtën e arsimit në shkolla inkluzive dhe në mjedis të integruar, që do të jep rezultate efikase.

“Nga përgjigjet e 256 shkollave fillore, Avokati i Popullit konstatoi se fëmijët me çrregullime të spektrit autik janë përfshirë në arsimin e rregullt fillor, por çdo shkollë nuk është e gatshme që fëmijës me autizëm t’i sigurojë arsim përkatës, në përputhje me nevojat e tij. Shkollat nuk janë të pajisura, nga aspekti kadrovik, hapësinor e as atij material, me mjetet e nevojshme/pajisje ndihmëse. Nga ana tjetër, kuadri mësimdhënës nuk është i trajnuar mjaftueshëm (në disa shkolla aspak) për punë me fëmijë me çrregullime të spektrit autik.” – theksoi Zëvendësja e Avokatit të Popullit, znj. Vaska Bajramovska Mustafa, duke e prezantuar “Informatën për përcaktimin e numrit të fëmijëve me çrregullime të spektrit autik dhe gatishmërinë e shkollave fillore për inkluzionin e tyre dhe arsimin cilësor”.

“Duke e marrë parasysh rëndësinë e arsimit inkluziv për të gjithë fëmijët, Avokati i Popullit rekomandon që në shkollat fillore të krijohen parakushte jo vetëm për integrimin e fëmijëve me çrregullime të spektrit autik, por edhe përfshirjen e tyre cilësore dhe efikase në arsimin e rregullt. Në këtë drejtim, të ndërmerren masa për sigurimin e kushteve hapësinore për punë me fëmijë me autizëm në shkolla dhe masa për përshtatjen adekuate të materialit mësimor, në përputhje me nevojat e fëmijëve me autizëm.” – tha Bajramovska Mustafa.

Përndryshe Tryeza e rrumbullakët u mbajt në kuadër të Projektit Tuining, të titulluar: „“Promovimi i kompetencave të Avokatit të Popullit dhe fuqizimi i kapaciteteve institucionale”, të cilin e zbaton Avokati i Popullit në bashkëpunim me Bordin e Ombudsmanit të Austrisë Ludvig Bocman – Instituti për të Drejtat e Njeriut.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

tetor 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise