Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

VIZITË NË KAMPIN „VINOJUG“- GJEVGJELI NGA ANA E ZYREVE TË AVOKATIT TË POPULLIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, AUSTRISË DHE ZYRËS SË KOMISARIATIT TË LARTË PËR REFUGJATË TË KOMBEVE TË BASHKUARA 30-11-2015

30.11.2015, Gjevgjeli

VIZITË NË KAMPIN „VINOJUG“- GJEVGJELI NGA ANA E ZYREVE TË AVOKATIT TË POPULLIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, AUSTRISË DHE ZYRËS SË KOMISARIATIT TË LARTË PËR REFUGJATË TË KOMBEVE TË BASHKUARA

Avokati i Popullit z.Ixhet Memeti, sëbashku me Ombudsmanin e Austrisë znj. Gertrude Brinek dhe përfaqësuesin e Zyrës së Komisariatit të Lartë për refugjatë të Kombeve të bashkuara në Shkup (UNHCR-së) z. Mohamed Arif, vizituan Qendrën pranuese për emigrantë dhe refugjatë „Vinojug“- Gjevgjeli, me qëllim që t’i shohin kushtet për qëndrim si dhe trajtimin e këtyre personave.

„Me keqardhje konstatoj se, edhepse kaluan disa muaj prej hapjes së këtij kampi, sot pash se akoma nuk kemi kushte humane për pranim dhe trajtim të refugjatëve dhe emigrantëve. Konsideroj se kjo Qendër duhet të jet më shum e organizuar. Së këtejmi, kisha dashur të sugjeroj se për zgjidhjen e këtij problemi nevojitet një qasje multidisiplinare, përkatësisht është i nevojshëm koordinimi i mirë ndërmjet institucioneve në Republikën e Maqedonisë, por edhe ndërmjet vendeve përmes të cilave transitojnë refugjatët dhe emigrantët“ tha ndër të tjera Avokati i Popullit z.Ixhet Memeti në konferencën për shtyp që u mbajt pas vizitës në kampin.

Sipas Memetit kushtet në kamp medoemos duhet të përmirësohen, parasëgjithash në pjesën për pranimin e grave dhe fëmijëve, sidomos duhet të përmirësohet gjendja me ngrohjen, me qëllim të sigurimit të kushteve humane për qëndrim. Gjithashtu, Ombudsmani theksoi se, edhepse në këtë kamp ka përfaqësues të  organizatave joqeveritare dhe humanitare mungojnë përfaqësues të Ministrisë për punë dhe politikë sociale të cilët konform kompetencave të tyre do të ndihmonin për zgjidhjen e problemeve të kategorive vulnerabile.

„Kisha dashur ta informoj publikun se, edhepse kaloi një periudhë e gjatë kohore regjistrimi i emigrantëve edhe mëtej është në nivel shum të ulët në krahasim me të gjithë fqinjët tanë. Prandaj rekomandoj të përmirësohet sistemi për regjistrim, i njëjti të bëhet mëgjithpërfshirës dhe më i shpejtë, për shkak se në atë mënyrë do të mbrohen edhe të drejtat e emigrantëve, por edhe do të sigurohet siguria e shtetit“.

Sipas Avokatit të Popullit akoma nuk është tejkaluar problemi sa i përket çmimit të biletave për transportin hekurudhor.
„Edhepse në vendet ku shiten bileta qëndron mbishkrimi se transportimi i fëmijëve deri në moshën 10 vjeçe është falas, pranë Avokatit të Popullit arrijnë informata se edhe fëmijëve u paguhet transportimi, gjë që është jashtë konventës për refugjatë dhe legjislacionit tonë“ tha Memeti dhe pas kësaj vizite Zyra e Avokatit të Popullit do të hartojë informatë detaje për dobësitë e konstatuara, me të cilën do ta informojë Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.

„Këtë vitë edhe Austria edhe Republika e Maqedonisë punuan në disa raste lidhur me pranimin e emigrantëve dhe refugjatëve. Për momentin sfidë më e madhe është të përgatitet kampi për kushtet e dimrit. Pajtohem me vëzhgimet dhe konkluzionet e Avokatit të Popullit, Memeti, ndërkaq të cilat kanë të bëjnë me personat të cilët presin për regjistrim. Duket se ata trajtohen në mënyra të cilat janë në kundërshtim me Konventën për refugjatë. Trajtimi i tyre medoemos duhet të jet në mënyrë me të cilën do t’u respektohen të drejtat e njeriut“ theksoi Ombudsmani i Austrisë znj. Gertrude Brinek.

Sipas znj. Brinek në periudhën e ardhshme duhet të punohet për përmirësimin e kushteve në kampin, me qëllim që ai të adaptohet për kushtet e dimrit. Ajo sidomos theksoi nevojën për pajisje plotësuese teknike për policinë kufitare, si dhe nevojën për kuadër plotësues për procedimin e procedurave.

Përfaqësuesi i Zyrës së Komisariatit të Lartë për refugjatë të Kombeve të Bashkuara në Shkup (UNHCR-së) z. Mohamed Arif, theksoi se, tashmë disa muaj UNHCR-ja bashkëpunon me Qeverinë për përmirësimin e kushteve për pranim të emigrantëve dhe refugjatëve. Ai theksoi se duhet në veçanti të përmirësohet gjendja me respektimin e të drejtave të njeriut sa i përket grupeve të caktuara të cilat nuk i përkasin nacionaliteteve të cilat nuk lëshohen ta kalojnë vendin, ato posedojnë të drejtat e tyre të cilat duhet respektuar konform dokumenteve ndërkombëtare.

„Gjatë disa ditëve të ardhshme ne në mënyrë intensive do të punojmë për përgatitjen e kampit për kushtet e dimrit, me qëllim që të sigurohet trajtimi human i refugjatëve dhe emigrantëve“ tha z.Arif.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

tetor 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise