Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

DELEGACIONE TË OMBUDSMANËVE TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË DHE TË REPUBLIKËS SË GREQISË  VIZITUAN KAMPET E REFUGJATËVE TË VENDOSURA NË AFËRSI TË KUFIRIT 17-11-2015

DELEGACIONE TË OMBUDSMANËVE TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË DHE TË REPUBLIKËS SË GREQISË VIZITUAN KAMPET E REFUGJATËVE TË VENDOSURA NË AFËRSI TË KUFIRIT

Institucionet e Ombudsmanit të Republikës së Greqisë dhe të Republikës së Maqedonisë, më datën 17 nëntor realizuan vizitë të përbashkët në kampet e përkohshme të refugjatëve, të vendosura në afërsi të kufirit ndërmjet dy vendeve fqinje, kampi i vendosur në Idomeni në Republikën e Greqisë dhe kampi Vinojug në Republikën e Maqedonisë. Vizita e përbashkët kishte për qëllim vërtetimin e gjendjes aktuale të kushteve për qëndrim të refugjatëve dhe migrantëve dhe mbrojtjes së të drejtave të tyre themelore.
Në suaza të vizitës së përbashkët, institucionet e ombudsmanit u njoftuan me veprimet dhe procedurat  gjatë pranimit të refugjatëve në dy kampet, ndërkaq u shqyrtuan edhe nevojat e tyre themelore gjatë tranzitimit. Kampi i vendosur në Idomeni, Republika e Greqisë është udhëhequr pa koordinimin e  shtetit ose kontributin, në të ka një numër të madh selish të organizatave humanitare, duke përfshirë edhe vullnetarë të cilët punojnë për furnizimin e ushqimit, mallrave dhe shërbime të tjera. Këtu morrën pjesë përfaqësues të UNHCR-së, OIM dhe të disa organizatave joqeveritare siç janë ,,Mjekë pa kufi’’, ,,Kryqi i kuq’’, ,,Tani’’, ,,Praksis’’, ,,Shpëtoni fëmijët’’, Këshilli grek për refugjatë, ekipi shpëtues grek.
 Kampi „Vinojug’’ punon nën Drejtorinë e Qendrës për menaxhim me kriza, në të cilin bëhet regjistrimi oficial për hyrje të refugjatëve në Republikën e Maqedonisë. Në të ka përfaqësues të policisë, Ministrisë për punë dhe politikë sociale, të cilët bashkëpunojnë me UNHCR-në dhe me ,,Kryqin e kuq’’.
Institucionet e ombudsmanit konsiderojnë si shum pozitiv faktin, që në kampet  refugjatëve u është ofruar menjëherë ndihma e domosdoshme, ata nuk mbahen kohë të gjatë, edhe pse kampi në Idomeni, Republika e Greqisë ka kapacitet për pranim të 1.700 personave, ndërkaq në dy raste atje kishte pranuar më shum se 10.000 persona në ditë. Gjithashtu, kjo është shum pozitive që ka bashkëpunim ndërmjet organizatave joqeveritare të të dy vendeve, të cilat ua lehtësojnë qëndrimin refugjatëve dhe ua ofrojnë ndihmën e nevojshme.
Megjithatë, institucionet e ombudsmanit konsiderojnë se lëvizjet e refugjatëve nëpër Evropë, pavarsisht ekzistencës së zonës së Shengenit, ose ekzistencës së kufijve kombëtarë, nuk duhet të jetë problem për lëvizjen e refugjatëve. Institucionet e ombudsmanit konsiderojnë se në çdo rast, shtetet duhet ta sigurojnë sigurinë e personave dhe të drejtat e tyre themelore për azil, strehim të përkohshëm, ushqim dhe ujë, veshmbathje, trajtim mjeksor, informata lidhur me të drejtat dhe procedurat, mbrojtjen e grupeve vulnerabile, si familje, gra shtatzane, fëmijë dhe të miturit e pashoqëruar, viktima të trafikimit, keqtrajtimit apo torturës, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe kështu me radhë.
Gjithashtu, vëmendje e posaçme duhet t’i kushtohet mbrojtjes së refugjatëve nga persona të cilët merren me tregti të palejuar me mallëra dhe trafikim me njerëz, si dhe nga dukuria e eksploatimit ekonomik.
Institucionet e Ombudsmanit konsiderojnë se shtetet duhet të luajnë rol të rëndësishëm sa i përket përgatitjes së planeve për t’u ballafaquar me sfida të mundshme në rast të një fluksi të madh të refugjatëve, si të përgatiten për rreziqe eventuale të ardhshme në raste kur kufizohet kalimi i kufinjëve në suaza të  rutës së refugjatëve nëpër Evropë.
Vizita e përbashkët në kampet kufitare të refugjatëve duhet të shërbejë si shembull për themelimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm me institucionet përkatëse të të gjitha vendeve fqinje, sa i përket misionit të tyre të përbashkët, mbrojtjes së të drejtave të njeriut, respektimit të parimeve themelore të sundimit të së drejtës, si dhe për ballafaqimin me sfidat nga kriza e refugjatëve.
 Përndryshe, delegacionet ishin të udhëhequra nga zëvendësit e Avokatit të Popullit znj.Vaska Bajramovska Mustafa dhe z.Sllavo Timov dhe zëvendësit e Ombudsmanit të Republikës së Greqisë z.Vasilis Karidis, z. Xhorxh Moshos, si dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe të UNHCR-së.
Kjo vizitë është rezultat i vizitës paraprake të dy përfaqësuesve të zyrës së Ombudsmanëve që u mbajt në muajin tetor në Selanik, ndërkaq në të cilën morrën pjesë edhe përfaqësues të Institutit për të drejta të njeriut të Universitetit të Kolumbisë dhe të Komunës së Selanikut.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

tetor 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise