Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 24-04-2020

    REKOMANDIME TË AVOKATIT TË POPULLIT PËR REALIZIMIN E TË DREJTAVE TË FËMIJËS NË...

    më shumë
  • 31-03-2020

    REKOMANDIMI I AVOKATIT TË POPULLIT DERI TE QEVERIA E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË...

    më shumë
  • 26-03-2020

    REKOMANDIME PËR VEPRIMIN ME PERSONAT E PRIVUAR NGA LIRIA NË KUSHTE TË PANDEMISË...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

26-02-2014

26.02.2014, Shkup

INFORMATË PËR REGJISTRIMIN E FËMIJËVE NË SHKOLLAT E POSAÇME FILLORE DHE TË MESME

Me qëllim të perceptimit  të gjendjes lidhur me regjistrimin e fëmijëve në Shkollat e posaçme fillore dhe të mesme Avokati i Popullit gjatë periudhës së muajve tetor-dhjetor të vitit të kaluar, bëri hulumtime në këto shkolla. Nga analizat e përgjigjeve të pranuara nga Shkollat e posaçme fillore, si dhe nga inspektimet e drejtpërdrejta në shumicën prej tyre, Avokati i Popullit konstatoi reduktim të konsiderueshëm të numrit të fëmijëve të regjistruar në Shkollat e posaçme fillore dhe të mesme krahas gjendjes së gjetur në vitin 2010.

Gjegjësisht, numri i fëmijëve romë është 140, përkatësisht nga gjithsej nxënësit e regjistruar 24,56% janë nxënës Romë, që nuk duhet neglizhuar. Veçanërisht është i madh numri i nxënësve romë në SHMSH ,,Iskra’’-Shtip 41,17%, SHMSH ,,Shën.Naum Ohridski’’ –Shkup 35,94%, në SHPF,,Maca Gjeorgjieva Ovçarova’’-Veles 32,81%, në SHPF ,, Dr.Zllatan Sremec’’ 16.67% dhe në SHPF,,Idnina’’ 7,62%. Më së paku Romë të regjistruar ka në SHPF ,,Shën.Kliment Ohridski’’-Novo Sellë, ku ka vetëm një nxënës rom. Gjithashtu, në shkollat nuk ka fëmijë të regjistruar pa dokument përkatës të lëshuar nga organi kompetent, por numri më i madh i fëmijëve romë në shkollat e posaçme janë me aftësi të kufizuara të lehta në zhvillim dhe të neglizhuar sa i përket edukimit.

Për përmirësimin e gjendjeve Avokati i Popullit nëmes tjerash rekomandon ndryshimin e Rregullores për vlerësimin e nevojave specifike të personave me aftësi të kufizuara psiko-fizike, me qëllim të parandalimit të mundësisë për lëshimin e raportit i cili nuk korespondon me gjendjen reale të fëmijës. Gjithashtu, me qëllim të ndërmarrjes së masave thelbësore lidhur me lëshimin e raportit dhe mendimit nga organi kompetent, është e nevojshe që komisioni të krijojë bashkëpunim me personat profesional të shkollave gjatë monitorimit të progresit të zhvillimit të fëmijës.

Të dhënat nga hulumtimet e bëra janë prezantuar në informatën për gjendjen lidhur me përfshirrjen e fëmijëve me nevoja të veçanta në shkollat e posaçme fillore dhe të mesme e cila i është dërguar Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

qershor 2020
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30
Maj
Kor

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 2
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise