Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 24-04-2020

    REKOMANDIME TË AVOKATIT TË POPULLIT PËR REALIZIMIN E TË DREJTAVE TË FËMIJËS NË...

    më shumë
  • 31-03-2020

    REKOMANDIMI I AVOKATIT TË POPULLIT DERI TE QEVERIA E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË...

    më shumë
  • 26-03-2020

    REKOMANDIME PËR VEPRIMIN ME PERSONAT E PRIVUAR NGA LIRIA NË KUSHTE TË PANDEMISË...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

NXËNËSIT E GJIMNAZIT “JOSIP BROZ TITO” NGA SHKUPI BISEDUAN ME ZËVENDËSEN E AVOKATIT TË POPULLIT ZNJ. VASKA BAJRAMOVSKA MUSTAFA 20-11-2013

20.11.2013, Shkup

NXËNËSIT E GJIMNAZIT “JOSIP BROZ TITO” NGA SHKUPI BISEDUAN ME ZËVENDËSEN E AVOKATIT TË POPULLIT ZNJ. VASKA BAJRAMOVSKA MUSTAFA

“Të dëgjohet zëri i nxënësit, të organizohen më shumë debate, në të cilat do të diskutohet për problemet të cilat i kanë nxënësit në shkollë, si dhe të rritet bashkëpunimi i bashkësive të klasave”. Këto janë një pjesë e propozimeve të nxënësve të Shkollës së Mesme të Qytetit të Shkupit Gjimnazi “Josip Broz Tito”, të shprehura në takimin me Zëvendësen e Avokatit të Popullit, znj. Vaska Bajramovska Mustafa, të organizuar me rastin e Ditës Botërore të Fëmijës dhe Ditës së Konventës për të Drejtat e Fëmijës, në të cilin morën pjesë kryetarët e klasave të viteve të treta dhe të katërta të këtij Gjimnazi.

Nxënësit u njohën me kompetencat e Avokatit të Popullit dhe me mënyrën e punës së tij. Gjithashtu, u prezantua se si dhe në ç’mënyrë mund t’i drejtohen Zyrës së Avokatit të Popullit, si dhe iu shpërnda material promovues për të drejtat dhe obligimet e fëmijëve.

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

qershor 2020
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30
Maj
Kor

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise