Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

U PREZANTUAN REZULTATET NGA ANKETA: “PRAKTIKAT MË TË MIRA PËR INTEGRIMIN E ROMËVE” 15-11-2013

15.11.2013, Shkup

U PREZANTUAN REZULTATET NGA ANKETA: “PRAKTIKAT MË TË MIRA PËR INTEGRIMIN E ROMËVE”

Grumbullimi i të dhënave për përvojën personale të bashkësisë rome për diskriminimin dhe informimi i tyre për Institucionin Avokat i Popullit, ishin objektivat e anketës së realizuar nga Instituti për Demokraci “Societas Civilis” në kuadër të Projektit: “Praktikat më të mira për integrimin e romëve”, të implementuar nga Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut OSBE/ODIHR.

Rezultatet e anketës u prezantuan nga Zëvendës Avokati i Popullit Mr. Dragi Celevski dhe përfaqësuesit e Seksionit për mbrojtje nga diskriminimi dhe përfaqësimi i drejtë dhe adekuat nga Zyra e Avokatit të Popullit në tri tryezat e rrumbullakëta të cilat u mbajtën në: Tetovë, Shtip dhe në Shkup.

Hulumtimi ka treguar se një përqindje e madhe e të anketuarve janë të informuar për ekzistimin e Avokatit të Popullit (75,4 për qind) edhe pse pjesa më e madhe, megjithatë, nuk janë të informuar për mënyrat me të cilat mund t’ju ndihmojë Avokati i Popullit. Rezultatet e anketës, gjithashtu vunë në dukje faktin se pjesëtarët e bashkësisë rome akoma ndihen të diskriminuar në fusha të caktuara të jetës.
 

Raport nga anketa e realizuar në terren: “Aspektet e diskriminimit ndaj bashkësisë rome dhe mbrojtja e tyre” (në gjuhën maqedonase, Albanian, angleze, rome)


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

tetor 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise