Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 24-04-2020

    REKOMANDIME TË AVOKATIT TË POPULLIT PËR REALIZIMIN E TË DREJTAVE TË FËMIJËS NË...

    më shumë
  • 31-03-2020

    REKOMANDIMI I AVOKATIT TË POPULLIT DERI TE QEVERIA E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË...

    më shumë
  • 26-03-2020

    REKOMANDIME PËR VEPRIMIN ME PERSONAT E PRIVUAR NGA LIRIA NË KUSHTE TË PANDEMISË...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

PUNËTORI ME TEMË: “PUNA E OMBUDSMANIT ME PARASHTRESA – PRAKTIKAT MË TË MIRA TË BE-së” 13-11-2013

Shkup

PUNËTORI ME TEMË: “PUNA E OMBUDSMANIT ME PARASHTRESA – PRAKTIKAT MË TË MIRA TË BE-së”

“Efikasiteti i institucionit Ombudsman varet shumë nga hulumtimi me kohë, i plotë dhe i detajuar i çdo rasti të cenimit të të drejtave të njeriut, me ç’rast është i domosdoshëm shfrytëzimi i të gjitha metodave dhe teknikave në dispozicion të hetimit. Bashkëpunimi me aktorët e tjerë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut është i domosdoshëm, veçanërisht me sektorin joqeveritar dhe mediat”.

Këto janë një pjesë e konkluzioneve nga Punëtoria me temë: “Puna e Ombudsmanit me parashtresa – praktikat më të mira të BE-së”, që në organizim të Instrumentit për Ndihmë Teknike dhe Shkëmbim të Informatave të Komisionit Evropian (TAIEX), ndërsa në bashkëpunim me Avokatin e Popullit u mbajt në Shkup. Në këtë Punëtori, përvoja nga puna shkëmbyen të punësuarit e Zyrës së Avokatit të Popullit të Republikës së Maqedonisë dhe përfaqësuesit e Ombudsmanit të Republikës së Kroacisë.

Punëtorinë e hapi Zëvendësja e Avokatit të Popullit, znj. Nashide Ibraimi dhe z. Martin Klaucke, përfaqësues i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoni. Për “Kornizën ligjore të institucionit ombudsman – legjislacioni nacional kundrejt legjislacionit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut”, foli Zëvendës Avokati i Popullit, Mr. Dragi Celevski, ndërsa për komunikimin dhe bashkëpunimin me institucionet foli Këshilltari Shtetëror, z. Zoran Bilbillovski.

Zëvendësja e Avokatit të Popullit, znj. Vaska Bajramovska Mustafa, diskutoi për “Shkathtësitë e komunikimit – qasja sensitive ndaj parashtruesve të parashtresave – puna me grupe vulnerabile”, ndërkaq përfaqësuesja nga Kroacia, znj. Monika Çaloviq, bëri vështrim mbi: “Praktikën ndërkombëtare të Zyrës së Ombudsmanit të Kroacisë”, ndërsa Zëvendësja e Avokatit të Popullit e Kroacisë, znj. Tena Simonoviq Ajnvalter foli për praktikën evropiane dhe shembujt e komunikimit dhe bashkëpunimit me institucionet.

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

qershor 2020
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30
Maj
Kor

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 14
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise