Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

PËRFAQËSUESIT E OMBUDSMANËVE TË RAJONIT SHKËMBYEN PËRVOJA PËR PUNËN SIPAS LËNDËVE PËR DISKRIMINIM 26-09-2013

26-27-09. 2013, Ohër

PËRFAQËSUESIT E OMBUDSMANËVE TË RAJONIT SHKËMBYEN PËRVOJA PËR PUNËN SIPAS LËNDËVE PËR DISKRIMINIM

“Ombudsmani, në çdo shoqëri, paraqitet si mekanizëm i cili në mënyrë thelbësore kontribuon në funksionimin e parimit të sundimit të së drejtës, si dhe njëkohësisht paraqet faktorin i cili i pasqyron proceset demokratike në shtet. Pozicioni i Avokatit të Popullit në Republikën e Maqedonisë dhe roli i tij për t’i mbrojtur të drejtat dhe liritë e njeriut dhe qytetarit, të parapara me Kushtetutë dhe ligje, si dhe ndërmarrja e masave dhe veprimeve për mbrojtjen e parimit të mosdiskriminimit dhe përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të pjesëtarëve të bashkësive, qartë dhe pa mëdyshje tregon se doemos duhet të reagohet në rast të shkeljes së parimit të barazisë midis qytetarëve”.

Këtë, mes tjerash, e tha Avokati i Popullit z. Ixhet Memeti gjatë hapjes së Konferencës dyditore rajonale me temë: “Sfida të veçanta me parashtresat për diskriminim mbi bazë të përkatësisë etnike-shkëmbimi i përvojave të praktikuesve të rajonit”, e cila u organizua nga OSBE/ODIHR më datë 26 dhe 27 shtator në Ohër.

Në Konferencë, në të cilën morën pjesë përfaqësues të zyrave të ombudsmanëve nga: Shqipëria, Kosova, Serbia, Kroacia dhe Bosnja e Hercegovina, u diskutuan temat: “Pasqyra komparative e legjislacionit i cili ka të bëjë me antidiskriminimin në Evropën Juglindore, si dhe “Tipologjia e rasteve të diskriminimit mbi bazë të përkatësisë etnike të cilat janë paraqitur para trupave kompetent për diskriminim në Evropën Juglindore”. Pjesëmarrësit shkëmbyen edhe përvoja nga praktika e punës sipas lëndëve për diskriminim.

Përndryshe, në Konferencë morën pjesë edhe përfaqësues të trupave të posaçëm për mbrojtjen nga diskriminimi të rajonit.

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

tetor 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise