Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

TAKIM RAJONAL I AVOKATËVE TË POPULLIT-MEKANIZMA PARANDALUES NACIONAL 25-06-2013

Shkup

TAKIM RAJONAL I AVOKATËVE TË POPULLIT-MEKANIZMA PARANDALUES NACIONAL

Avokati i Popullit – Mekanizëm Parandalues Nacional (MPN), përmes Instrumentit për Ndihmë Teknike dhe Shkëmbim të Informatave të Komisionit Evropian-TAEX, më 25 dhe 16 qershor, organizoi Punëtori rajonale, në të cilën morën pjesë përfaqësues të: MPN nga Shqipëria, NPM nga Maqedonia, MPN nga Serbia, MPN nga Sllovenia, MPN nga Mali i Zi, ombudsmanët nga BeH dhe Kosova, MPN nga Polonia, si dhe përfaqësues të Asociacionit për Parandalimin e Torturës (APT), Komitetit për Parandalimin e Torturës pranë Këshillit të Evropës dhe Kombeve të Bashkuara.

Në punëtorinë dyditore u diskutua për vlerësimin e zbatimit të rekomandimeve të dhëna nga vizitat parandaluese, si dhe kontrolli me qëllim të zbatimit të rekomandimeve ose vizitat kontrolluese në vendet e privimit nga liria. Gjithashtu, temë e bisedës ishte se si të arrihet pavarësia funksionale dhe operative e këtyre mekanizmave, si dhe komunikimi dhe bashkëpunimi me trupat ndërkombëtarë për parandalim dhe zbatim të kompetencave të përcaktuara në Protokollin Fakultativ të Konventës Kundër Torturës. Në këtë Konferencë, pjesëmarrësit folën edhe për efikasitetin e MPN-ve përmes sigurimit të buxhetit përkatës, bashkëpunimit me sektorin civil dhe përfshirjes së bashkëpunëtorëve të jashtëm, me qëllim të sigurimit të ekspertizës dhe qasjes multidisiplinare.

Në bazë të diskutimeve, MPN-të e Rajonit ranë dakord se:
     - Gjatë përcaktimit të rekomandimeve duhet të merret parasysh prioriteti i çështjeve të caktuara, si dhe përcaktimi i rekomandimeve afatshkurtra dhe afatgjata, me qëllim të implementimit të tyre në vendet e privimit nga liria.
     - Nevojitet ekzistimi i një strategjie për monitorimin e rekomandimeve të dhëna, e cila mund të zbatohet përmes vizitave me qëllim të kontrollit të zbatimit të rekomandimeve, ndjekjes së mediave, si dhe vendosjes së dialogut konstruktiv mbi bazë të rekomandimeve të dhëna.
     - Gjatë vlerësimit të shkallës së zbatimit të rekomandimeve të dhëna, është e nevojshme të ketë analizë buxhetore, vlerësim ose analizë për shkaqet, në rastet kur ka moszbatim të rekomandimit të dhënë, por njëkohësisht nevojitet edhe njoftim më i madh i publikut për shkallën dhe mënyrën e zbatimit të rekomandimeve të dhëna.
     - Për zbatim efikas të mandatit të MPN-së duhet të sigurohen mjete financiare, të cilat do të mundësojnë pavarësi funksionale dhe operative, por edhe bashkëpunim me sektorin civil dhe ekspertët e jashtëm.
     - Sektori civil mund të paraqitet si iniciator ose ta përforcojë objektivitetin e MPN-së, por njëkohësisht roli i OJQ-ve mund të jetë edhe për rekrutimin e anëtarëve në vet mekanizmin, burim për informata dhe bashkëpunim, si dhe për promovimin e mandatit dhe autorizimeve të cilat i ka MPN-ja.
     - Është e nevojshme që MPN-ja të zhvillojë dialog konstruktiv dhe të dyanshëm me trupat ndërkombëtarë për parandalim nga tortura, si dhe mundësinë për të ndjekur nga afër rekomandimet të cilat i japin këta trupa.
     - Në drejtim të implementimit të plotë të mandatit të MPN-së nevojitet që i njëjti të ketë në dispozicion resurse të mjaftueshme njerëzore, si dhe edukim që të jetë në gjendje të ketë rol proaktiv në dhënien e mendimeve dhe iniciativave të zgjidhjeve ligjore dhe projektligjeve. Njëkohësisht, resurset njerëzore nevojiten edhe për veprim të veçantë të parandalimit të ndarë nga mbrojtja në rastet e torturës dhe llojeve të tjera të trajtimit brutal, jonjerëzor ose nënçmues.
     - Parandalimi dhe mbrojtja synojnë qëllimin e njëjtë, por nevojitet veprim i veçantë me qëllim të efikasitetit dhe orientimit të ushtrimit të mandatit, të cilin e përcakton Protokolli Fakultativ i Konventës Kundër Torturës.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

tetor 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise