Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

FJALIMI I AVOKATIT TË POPULLIT, Z. IXHET MEMETI NË KONFERENCËN NDËRKOMBËTARE ME TEMË: “INTEGRIMI EVROPIAN PËRMES BASHKËPUNIMIT TË PARLAMENTEVE, SHOQËRISË CIVILE DHE ORGANEVE TË PAVARURA RREGULLATORE” 15-04-2013

Shkup

FJALIMI I AVOKATIT TË POPULLIT, Z. IXHET MEMETI NË KONFERENCËN NDËRKOMBËTARE ME TEMË: “INTEGRIMI EVROPIAN PËRMES BASHKËPUNIMIT TË PARLAMENTEVE, SHOQËRISË CIVILE DHE ORGANEVE TË PAVARURA RREGULLATORE”

Shkëlqesi, përfaqësues të pushtetit legjislativ, shoqërisë civile, të nderuar të pranishëm,

Kam kënaqësinë që T’ju drejtohem në këtë Konferencë rajonale, e cila i kushtohet nevojës për integrim evropian përmes bashkëpunimit të parlamenteve, shoqërisë civile dhe organeve të pavarura rregullatore.
Kjo Konferencë është vazhdim i takimit nga viti i kaluar në Beograd dhe ka për qëllim ta theksojë rolin e rëndësishëm të cilin e kanë organet e pavarura dhe sektori civil për zhvillimin e demokracisë, sundimin e së drejtës dhe ngritjen e vetëdijes për respektimin e të drejtave të njeriut në një shoqëri dhe e gjithë kjo në frymën e Deklaratës së Lubjanës.
Procesi i komunikimit të mirë dhe bashkëpunimit ndërmjet faktorëve aktivë të pavarur dhe shoqërisë civile me organet ligjvënëse paraqet bazë për zbatimin e politikave nacionale të cilat sigurojnë llogaridhënie, përgjegjësi dhe inkluzivitet në një shoqëri.
Roli i organeve të jashtme, në procesin e integrimeve euroatlantike të vendeve të rajonit, nuk duhet të nënvlerësohet, sepse vetëm në këtë mënyrë do të stimulohet dialogu në drejtim të shkëmbimit të përvojave dhe identifikimit të nevojës për veprim të përforcuar për realizimin e qëllimit të dëshiruar.
Meqë kam nderin që ta bëjë hapjen e këtij panel diskutimit, konsideroj se tema: “Demokracia dhe të drejtat e njeriut – ndërmjet legjislacionit dhe realitetit” është me rëndësi të madhe për zhvillimin e një shoqërie dhe avancimin e nivelit të respektimit, realizimit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.
Në këtë kontekst dëshiroj të potencoj se harmonizimi i legjislacionit nacional me të drejtën e Bashkimit Evropian nuk është vetëm punë teknike, por përkundrazi, bëhet fjalë për proces i cili duhet të sendërtohet dhe zhvillohet vazhdimisht, në mënyrë që t’u përgjigjet nevojave reale të shoqërisë sonë. Qasja joinkluzive dhe jotransparente gjatë miratimit ose ndryshimit të legjislacionit, para së gjithash, mund të krijojnë jokonsistencë të normave e që mund të shkaktojë pasiguri juridike dhe të ndikojë negativisht në zhvillimin e përgjithshëm të demokracisë, por gjithashtu mund t’i pamundësojë qytetarët që në mënyrë efektive t’i realizojnë të drejtat e tyre të garantuara me ligj.
Jemi të vetëdijshëm se në rajonin tonë shumë lehtë i qasemi krijimit dhe ndryshimit të normave ligjore, të cilat janë pesë të rendit juridik nacional. Por, konsideroj se jo çdoherë ato e ndjekin apo janë në përputhje me realitetin e shoqërive tona, përkundrazi shpeshherë janë në kundërshtim me nevojat reale, me ç’rast ato bëhen vështirë të zbatueshme ose tërësisht të pazbatueshme.
Po ashtu, duhet të jemi të vetëdijshëm se shpeshherë edhe ne vet krijojmë legjislacion i cili, për shkak të mosekzistimit të parakushteve materiale-teknike dhe resurseve njerëzore, si dhe mossigurimit të alokimeve adekuate buxhetore, ngelet vetëm normë e shkruar, e cila në realitet zbatohet me vështirësi apo nuk zbatohet fare. Në këtë mënyrë, ne u krijojmë qytetarëve vështirësi, të cilët vështirë përballen në situatë të tillë të pasigurisë juridike, me çka ulet besimi i tyre në sistemin juridik dhe sundimin e së drejtës.
Gjithashtu, konsideroj se veprimi i këtillë krijon administratë e cila jo gjithmonë mund t’i absorbojë dhe zbatojë tërësisht normat ligjore, me çka realisht krijojmë një terren pjellor për cenimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve. Duhet ta pranojmë se administratat tona publike dhe organet e tjera të administratës shtetërore, të cilat i zbatojnë ligjet, nuk e kanë kapacitetin e nevojshëm, prandaj konsideroj se nevojiten trajnime të vazhdueshme në drejtim të përforcimit të profesionalizmit dhe efikasitetit të tyre.
Avokati i Popullit është institucion i pavarur, i cili në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë i mbron të drejtat kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve të cilat u cenohen nga organet e administratës shtetërore dhe nga organet e organizatat të cilat kanë autorizime publike, ndërsa vëmendje të veçantë i kushton nevojës për mosdiskriminim dhe tolerancë dhe respektim të ndërsjellë të dallimeve. Rritja permanente e numrit të qytetarëve të cilët, pavarësisht përkatësisë së tyre, kërkojnë mbrojtje nga Institucioni ynë, tregon se rritet besimi për Avokatin e Popullit, ndërkaq njëkohësisht Institucioni është gjithnjë e më afër qytetarëve dhe më i pranishëm në shoqëri.
Dua të theksoj se në punën e tij, Avokati i Popullit i shfrytëzon edhe përvojat, si dhe bashkëpunon me sektorin civil në Republikën e Maqedonisë. Me angazhim të përbashkët bëjmë përpjekje në drejtim të avancimit të raportit të institucioneve ndaj qytetarëve, ndërkaq qytetarët t’i informojmë për të drejtat e tyre, por edhe si t’i identifikojnë cenimet me qëllim që të kërkojnë mbrojtje.
Gjatë mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve shpeshherë koordinohemi me partnerët tanë të sektorit civil, ndërsa gjithashtu kohë pas kohe bashkërisht realizojmë edhe trajnime për administratën publike në kontekst të përforcimit të profesionalizmit dhe ngritjes së vetëdijes për respektimin e të drejtave të njeriut.
Dëshiroj të theksoj se Avokati i Popullit – Mekanizëm Parandalues Nacional, kompetent për parandalimin e torturës, trajtimeve tjera brutale dhe jonjerëzore, vitin e kaluar filloi bashkëpunimin me shoqëri civile profesionale, ndërsa në vitin 2013 planifikojmë ta zgjerojmë këtë bashkëpunim edhe me profile të tjera të shoqërisë civile.
Në pjesën e bashkëpunimit të Avokatit të Popullit me Kuvendin e RM-së, dua të theksoj se obligim ligjor i imi është që me Raport vjetor ta informojë institucionin ligjvënës. Para dy javësh, ia dërgova Kuvendit Raportin vjetor për nivelin e sigurimit të respektimit, avancimit dhe mbrojtjes së të drejtave kushtetuese dhe ligjore të njeriut për vitin 2012, prej ku pres që i njëjti në afat sa më të shkurtër të shqyrtohet seriozisht dhe thellësisht në seancën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, sepse në këtë mënyrë drejtpërsëdrejti ua prezantoj problemet strukturore dhe mangësitë ligjore për të cilat institucioni ligjvënës duhet të ndërmerr masa dhe aktivitete përkatëse, ndërkaq pushteti ekzekutiv duhet t’i tejkalojë dobësitë e identifikuara.
Të nderuar, në fund dua ta potencojë domethënien dhe rëndësinë e vendosjes së formës së qëndrueshme trikahëshe të dialogut – midis sektorit joqeveritar, organeve të pavarura dhe institucionit ligjvënës. Më lejoni që edhe një herë ta shpreh kënaqësinë time për organizimin e këtij dhe forumeve të ngjashme, të cilët na afrojnë edhe më shumë në përpjekjet tona drejt realizimit të qëllimit të përbashkët – ndërtimin e shoqërisë në të cilën të drejtat dhe liritë e njeriut do të respektohen dhe zbatohen. Vetëm në këtë mënyrë mirëfilli do t’i arrijmë vlerat demokratike evropiane dhe të njëjtat do t’i zbatojmë në mënyrë adekuate në shoqëritë tona.

Ju faleminderit.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

tetor 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise