Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

TAKIM PUNE I AVOKATIT TË POPULLIT Z. IXHET MEMETI ME PËRFAQËSUESIN E KOMISARIATIT TË LARTË PËR REFUGJATË TË KOMBEVE TË BASHKUARA (UNHCR), Z. MOHAMED ARIF 04-03-2013

Shkup

TAKIM PUNE I AVOKATIT TË POPULLIT Z. IXHET MEMETI ME PËRFAQËSUESIN E KOMISARIATIT TË LARTË PËR REFUGJATË TË KOMBEVE TË BASHKUARA (UNHCR), Z. MOHAMED ARIF

Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti realizoi takim pune me përfaqësuesin e Komisariatit të Lartë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara (UNHCR), z. Mohamed Arif, në të cilin u shkëmbyen informata për punën dhe aktivitetin e tij. Avokati i Popullit e informoi përfaqësuesin e UNHCR me rëndësinë e rolit të Ombudsmanit në shoqëri, veçanërisht në pjesën e parandalimit të torturës dhe mbrojtjes së të drejtave të kategorive të personave posaçërisht vulnerabil, e që janë me interes të përbashkët për të dy institucionet – personat azilkërkues, refugjatë, personat me shtetësi të papërcaktuar dhe romët.
Njëherësh, u shkëmbyen mendime në lidhe me bashkëpunimin me organe të caktuara të shtetit të cilat kanë kompetenca të veprojnë sipas kërkesave të personave të cilët bëjnë pjesë në kategorinë vulnerabile. Avokati i Popullit z. Memeti, me këtë rast theksoi se shqetëson gjendja për shkak të zbatimit jo të plotë ose jokonsekuent të ligjeve, me ç’rast këta persona nuk kanë mundësi t’i realizojnë të drejtat e tyre të garantuara.  
Të dy bashkëbiseduesit konstatuan se ekziston nevoja për avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë përmes ndërmarrjes së përbashkët të masave konkrete të përbashkëta, ndërkaq në drejtim të ngritjes së vetëdijes midis të punësuarve në organet e administratës shtetërore dhe rritjes së shkallës së respektimit dhe realizimit të të drejtave të personave azilkërkues dhe refugjatë.

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

tetor 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise