Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 24-04-2020

    REKOMANDIME TË AVOKATIT TË POPULLIT PËR REALIZIMIN E TË DREJTAVE TË FËMIJËS NË...

    më shumë
  • 31-03-2020

    REKOMANDIMI I AVOKATIT TË POPULLIT DERI TE QEVERIA E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË...

    më shumë
  • 26-03-2020

    REKOMANDIME PËR VEPRIMIN ME PERSONAT E PRIVUAR NGA LIRIA NË KUSHTE TË PANDEMISË...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

“REALIZIMI I TË DREJTËS PËR BARAZI DHE MBROJTJE NGA DISKRIMINIMI” TEMË E TRYEZËS PËRMBYLLËSE NGA PROJEKTI PËR MBËSHTETJEN E AVOKATIT TË POPULLIT TË FINANCUAR NGA MBRETËRIA E HOLANDËS 05-12-2012

Shkup

“REALIZIMI I TË DREJTËS PËR BARAZI DHE MBROJTJE NGA DISKRIMINIMI” TEMË E TRYEZËS PËRMBYLLËSE NGA PROJEKTI PËR MBËSHTETJEN E AVOKATIT TË POPULLIT TË FINANCUAR NGA MBRETËRIA E HOLANDËS

“Nevojë për përforcimin e efikasitetit në ndërmarrjen e aktiviteteve për mbrojtje nga diskriminimi, nga ana e të gjitha subjekteve kompetente në kuadër të autorizimeve të tyre, si dhe bashkëpunimi më intensiv midis të gjithë subjekteve të involvuara në procesin e parandalimit dhe mbrojtjes nga diskriminimi. Zbatim i vazhdueshëm i aktiviteteve për ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për çështjen e diskriminimit me qëllim të inkurajimit të tyre për denoncimin e çfarë do qoftë forme të diskriminimit. Zbatim i detyrueshëm i edukimit dhe organizimit të punëtorive, me qëllim që personat të cilët e zbatojnë ligjin të jenë të aftësuar për zbatimin me konsekuencë të parimit të mosdiskriminimit.”
Këto janë konkluzionet nga tryeza përmbyllëse e rrumbullakët me temë: “Realizimi i të drejtës për barazi dhe mbrojtje nga diskriminimi”, e cila u organizua në kuadër të Projektit për përforcimin e seksionit për mosdiskriminim dhe seksionit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.
Qëllimi i Projektit ishte që përmes shkëmbimit të përvojave me institucionet, të cilat punojnë në fushën e mbrojtjes nga diskriminimi, si dhe organet të cilët veprojnë në përputhje me Ligjin për mbrojtje nga diskriminimi, të detektohen problemet, por edhe të gjenden mënyra për zgjidhjen e tyre më efikase.
Përndryshe, në kuadër të këtij Projekti, i cili u financua nga Mbretëria e Holandës, me temë: “Mbrojtja nga diskriminimi”, u diskutua në tryezat e rrumbullakëta të cilat gjatë muajve të kaluar u mbajtën në: Tetovë, Strumicë, Manastir dhe në Shkup.

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

maj 2020
H M M E P S D
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Pri
Qer

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise