Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

KONFERENCË PËR SHTYP ME RASTIN E MBYLLJES SË PROJEKTIT “TUINING” PËR PËRFORCIMIN E KAPACITETEVE TË AVOKATIT TË POPULLIT TË FINANCUAR NGA FONDET E BASHKIMIT EVROPIAN 23-11-2012

Shkup

KONFERENCË PËR SHTYP ME RASTIN E MBYLLJES SË PROJEKTIT “TUINING” PËR PËRFORCIMIN E KAPACITETEVE TË AVOKATIT TË POPULLIT TË FINANCUAR NGA FONDET E BASHKIMIT EVROPIAN

“Ky Projekt ishte me rëndësi të madhe për Institucionin tonë, veçanërisht për Avokatin e Popullit – Mekanizëm Nacional Parandalues, si dhe për dy seksionet: Seksionin për mosdiskriminim dhe përfaqësim të drejtë dhe Seksionin për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe personave me nevoja të veçanta. Për suksesin e tij të përgjithshëm flet edhe fakti se, në Buletinin e BE-së për projektet e financuara nga fondet e BE-së, pikërisht ky Projekt u theksua si praktikë e mirë dhe Projekt i realizuar me sukses.”
Këtë, mes tjerash, e potencoi Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti në konferencën për shtyp e cila u mbajt me rastin e mbylljes së Projektit “Tuining” të titulluar: “Mbështetje Institucionit të Avokatit të Popullit”, i cili gjatë dy viteve të kaluar u financua nga fondet para-aderuese të Bashkimit Evropian – IPA, ndërkaq partnerë ishin: Zyra e Ombudsmanit të Spanjës dhe Francës.
Sipas Shefit të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoni, Sh.T. Ambasadori Aivo Orav, ky Projekt është pjesë e angazhimeve të Bashkimit Evropian për përforcimin e kapaciteteve të institucioneve të cilat punojnë në fushën e të drejtave dhe lirive të njeriut.
“Projekti u fokusua mbi të drejtat e fëmijëve dhe personave me nevoja të veçanta, parandalimin e torturës, diskriminimin, si dhe përfaqësimin e drejtë të pjesëtarëve të minoriteteve, përkatësisht përforcimin e kapaciteteve të Avokatit të Popullit gjatë punës në këtë sferë.” – tha Ambasadori Orav.
Për rëndësinë e Projektit “Tuining” foli edhe znj. Karmen Komas Mata Mira, Shefe e Kabinetit të Ombudsmanit të Spanjës, e cilat theksoi se gjatë kohëzgjatjes së Projektit janë realizuar 36 misione, ndërkaq kanë marrë pjesë 60 ekspertë nga Franca dhe Spanja. Ajo, në mënyrë të veçantë, e potencoi shkëmbimin e përvojave të cilat i kanë bërë të tri zyrat, me qëllim të rritjes së efikasitetit të punës.
Përndryshe, me Projektin i cili kushtoi 600.000 euro u mbindërtua edhe sistemi ekzistues informativ i zyrës kryesore të Ombudsmanit si dhe i gjashtë zyrave rajonale të Obmudsmanit.

 


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

tetor 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise