Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

DEBAT NË TEMË: “DHUNA MBI FËMIJËT DHE MIDIS TYRE” 26-10-2012

Shkup

DEBAT NË TEMË: “DHUNA MBI FËMIJËT DHE MIDIS TYRE”

“Në Republikën e Maqedonisë ekziston kornizë ligjore për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna, si në familje ashtu edhe në shkolla dhe institucione për përkujdesje, por nevojitet aktivitet i mëtutjeshëm për monitorimin e gjendjeve, si dhe veprim parandalues me qëllim të parandalimit të incidenteve midis fëmijëve në dhe jashtë shkollave. Gjithashtu, nevojitet të gjitha institucionet, por edhe prindërit vazhdimisht të punojnë në fushën e edukimit të fëmijëve me qëllim të rritjes së tolerancës, përkatësisht respektimit të dallimeve”.
 Këto janë një pjesë nga rekomandimet të cilat dolën nga Tryeza e rrumbullakët në të cilën u debatua në temën: “Dhuna mbi fëmijët dhe midis tyre” e cila, në kuadër të Projektit “Tuining” për mbështetjen e Ombudsmanit të Maqedonisë, financuar nga fondet para-aderuese të Bashkimit Evropian – IPA, në të cilin partnerë janë: Ombudsmani Nacional i Spanjës dhe Mediatori i Francës, u mbajt në “Info Qendrën” e BE-së në Shkup.
“Dhuna është problem serioz dhe me aplikimin e saj rrezikohet zhvillimi i fëmijëve, shëndeti i tyre dhe mirëqenia, cenohen të drejtat themelore të fëmijës-vihet në pikëpyetje jeta e fëmijës.” – tha në fjalën e tij Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti.
Sipas Ombudsmanit, arsimi duhet të orientohet drejt zhvillimit të fëmijëve dhe respektimit të të drejtave të tyre, si dhe në përgatitjen e fëmijëve për jetë të përgjegjshme në shoqëri të lirë, në frymën e mirëkuptimit, paqes, tolerancës, barazisë dhe miqësisë.
Për “Pikëpamjet e Avokatit të Popullit për dhunën mbi fëmijët dhe midis tyre”, foli znj. Vaska Bajramovska Mustafa, këshilltare shtetërore në Zyrën e Avokatit të Popullit, ndërsa përvojat nga puna e Ombudsmanit të Spanjës dhe Mediatorit të Francës, i shpalosën: znj. Marija Teresa Salses dhe znj. Zheraldin Lisondr.
Në Tryezën e rrumbullakët morën pjesë përfaqësues nga: Ministria për Punë të Brendshme dhe përfaqësues nga institucione tjera për përkujdesje të fëmijëve.

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

tetor 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise