Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

TRYEZË E RRUMBULLAKËT ME TEMË: “LIRIA E SHPREHJES” 09-10-2012

Shkup

TRYEZË E RRUMBULLAKËT ME TEMË: “LIRIA E SHPREHJES”

“E drejta e shprehjes së lirë, liria e mendimit personal, marrja dhe dhënia e informacioneve ose ideve pa kurrfarë ndërhyrje nga pushteti dhe pa marrë parasysh kufijtë e garantuar me Konventën Evropiane për të Drejtat e njeriut, e cila në realizimin e këtyre lirive përfshinë edhe obligime dhe përgjegjësi. Liria e shprehjes është një nga vlerat themelore të çdo shoqërie, si dhe një ndër kushtet për avancimin e saj”.
Këtë, mes tjerash, e tha Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti në hapjen e Tryezës së rrumbullakët në të cilën u debatua për lirinë e shprehjes.
Sipas Ombudsmanit, në Republikën e Maqedonisë duhet të debatohet në këtë temë për shkak se kjo mund të ndikojë pozitivisht për shoqërinë në tërësi.
“Duke i pasur parasysh garancitë për të drejtën e lirisë së shprehjes, lirisë së informimit publik dhe rëndësinë e gazetarisë profesionale, nga aspekti i të drejtave dhe lirive të njeriut dhe nga aspekti i zhvillimit të demokracisë, vlerësoj se angazhimi ynë i mëtutjeshëm duhet të fokusohet drejt formimit të vetëdijes kritike dhe publike.” – tha z. Memeti.
Për “Rolin dhe praktikën e Këshillit për Radiodifuzion” foli kryetari i këtij Institucionit, z. Zoran Trajçevski, ndërsa për “Standardet universale të lirisë së shprehjes dhe jurisprudencës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në lidhje me Francën” - foli z. Zherar Felu, ekspert për të drejtat e njeriut në Francë. Ish-gjyqtarja e Gjykatës për të Drejtat e Njeriut, znj. Margarita Caca Nikollovska i prezantoi “Përvojat e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në lidhje me lirinë e shprehjes, ndërkaq për “Përvojat dhe arritjet nga trajnimet e gazetarëve në lidhje me lirinë e shprehjes” – foli znj. Vesna Shopar, profesoreshë në Shkollën e Lartë për Gazetarë dhe Marrëdhënie me Publikun.
Në këtë Tryezë debatuan edhe gazetarë, redaktorë dhe përfaqësuesi i Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve.
Përndryshe, Tryeza e rrumbullakët u mbajt në kuadër të Projektit “Tuining” për mbështetjen e Ombudsmanit të Maqedonisë, të financuar nga fondet para-aderuese të Bashkimit Evropian – IPA, në të cilin partnerë janë: Ombudsmani Nacional i Spanjës dhe Mediatori i Francës.

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

tetor 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise