Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 24-04-2020

    REKOMANDIME TË AVOKATIT TË POPULLIT PËR REALIZIMIN E TË DREJTAVE TË FËMIJËS NË...

    më shumë
  • 31-03-2020

    REKOMANDIMI I AVOKATIT TË POPULLIT DERI TE QEVERIA E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË...

    më shumë
  • 26-03-2020

    REKOMANDIME PËR VEPRIMIN ME PERSONAT E PRIVUAR NGA LIRIA NË KUSHTE TË PANDEMISË...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

TRYEZË E RRUMBULLAKËT NË TEMË: “TË DREJTAT E PJESËTARËVE TË BASHKËSIVE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË ME VËSHTRIM TË VEÇANTË – DEKADA E ROMËVE” 05-10-2012

Shkup

TRYEZË E RRUMBULLAKËT NË TEMË: “TË DREJTAT E PJESËTARËVE TË BASHKËSIVE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË ME VËSHTRIM TË VEÇANTË – DEKADA E ROMËVE”

Në kuadër të Projektit “Tuining” për mbështetjen e Ombudsmanit të Maqedonisë, të financuar nga fondet para-aderuese të Bashkimit Evropian – IPA, në të cilin partnerë janë: Ombudsmani Nacional i Spanjës dhe Mediatori i Francës, më datë 5 Tetor në Shkup, u mbajt Tryeza e rrumbullakët me temë: “Të drejtat e pjesëtarëve të bashkësive në Republikën e Maqedonisë me vështrim të veçantë – Dekada e Romëve”.
“Siç dihet, në Republikën e Maqedonisë bazën për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut e përcakton Kushtetuta, me të cilën promovohet, përforcohet dhe avancohet mbrojtja e të drejtave dhe lirive në përgjithësi, por edhe të drejtat e pjesëtarëve të bashkësive si popull konstituiv, përfshirë edhe mbrojtjen e romëve” – tha në fjalën e tij përshëndetëse Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti.
Ai potencoi se është e pakontestueshme rëndësia e miratimit të një numri të madh të ligjeve, të cilët kanë të bëjnë me pjesëtarët e bashkësive dhe mundësitë për ta ruajtur, kultivuar dhe begatuar identitetin e tyre nacional dhe kulturor.
“Megjithatë, krahas kësaj, kur flasim për romët doemos duhet përmendur se akoma është i pranishëm margjinazimi, varfëria dhe papunësia, si dhe kushtet joadekuate të banimit. Duke e pasur parasysh këtë, e konsideroj të nevojshme rëndësinë e përgjegjësisë kolektive për tejkalimin e varfërisë ekzistuese, sidomos tek kjo popullatë” – tha z. Memeti.
Përvojat e punës së Avokatit të Popullit të Republikës së Maqedonisë i shpalosi Zëvendës Avokati i Popullit z. Dragi Celevski, ndërsa të ombudsmanëve të Republikës së Francës dhe Mbretërisë së Spanjës z. Fabien Deshavan dhe znj. Karmen Santijago Rejes.
Për “Aktivitetet e ndërmarra për implementimin e Strategjisë së Dekadës së Romëve”- foli znj. Mabera Kamberi, udhëheqëse e Sektorit në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale.

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

qershor 2020
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30
Maj
Kor

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 4
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise