Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

TRYEZË E RRUMBULLAKËT ME TEMË: “REALIZIMI I TË DREJTËS SË FËMIJËS PËR MBAJTJEN E KONTAKTEVE PERSONALE ME PRINDIN ME TË CILIN NUK JETON” 25-06-2012

Shkup

TRYEZË E RRUMBULLAKËT ME TEMË: “REALIZIMI I TË DREJTËS SË FËMIJËS PËR MBAJTJEN E KONTAKTEVE PERSONALE ME PRINDIN ME TË CILIN NUK JETON”

“Të ndërmerren të gjitha masat e mundshme për realizimin papengesë të të drejtës së fëmijës për mbajtjen e kontakteve të rregullta kualitative me prindin me të cilin nuk jeton. Për realizimin e kësaj të drejte, nevojitet angazhim jo vetëm i institucioneve kompetente, por edhe sjellje adekuate e prindërve të cilët duhet të mbajnë llogari për të drejtat dhe interesat e fëmijës, e jo vetëm për të drejtat e tyre.”
Këto janë një pjesë e rekomandimeve të cilat u nxorën nga Tryeza e rrumbullakët me titull: “Realizimi i të drejtës së fëmijës për mbajtjen e kontakteve personale me prindin me të cilin nuk jeton”, e cila u organizua nga Avokati i Popullit me mbështetje të Ambasadës së Mbretërisë së Holandës.
“Analizat tona tregojnë se numri më i madh i parashtresave, sipas të cilave vepron Avokati i Popullit, kanë të bëjnë pikërisht me të drejtën e fëmijës për mbajtjen e kontakteve personale të rregullta dhe kualitative me prindin me të cilin nuk jeton. Sistemi ynë ka probleme sepse këtë të drejtë fëmijët e realizojnë me mjaft pengesa dhe vështirësi ose nuk e realizojnë fare. Për këtë shkak nevojitet përforcim i kornizës ligjore dhe kapaciteteve të qendrave për punë sociale.” – tha në fjalën e tij përshëndetëse Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti.
Sipas Ambasadores së Mbretërisë së Holandës, znj. Mariet Shurman, kjo temë është shumë domethënëse sepse bëhet fjalë për realizimin e të drejtave të fëmijës. “Është shumë me rëndësi që të gjithë aktorët të jenë koshient për arsye se me rëndësi të madhe për zhvillimin e drejtë të fëmijës është të takohet me të dy prindërit.” – tha znj. Shurman.
Duke folur për përvojat e Avokatit të Popullit nga puna në këtë sferë, Zëvendës Avokatja e Popullit, znj. Nevenka Krusharovska theksoi se, gjatë periudhës së kaluar kohore, vërehet trend i rritjes së numrit të parashtresave nga fusha e të drejtave të fëmijëve, veçanërisht sa i përket kësaj çështje.
“Avokati i Popullit konsideron se është shumë e rëndësishme mbikëqyrja e rregullt mbi ushtrimin e të drejtës prindërore dhe marrja parasysh e mendimit dhe qëndrimit të fëmijëve, të cilët konform moshës dhe pjekurisë duhet të përfshihen gjatë vendimmarrjes në lidhje me ndonjë të drejtë konkrete. Mbikëqyrja e rregullt mbi të drejtën prindërore dhe mendimi i fëmijës duhet të kontribuojë jo vetëm në marrjen e vendimit të drejtë, i cili para së gjithash do të jetë në interes të fëmijës, por do të sigurojë edhe përmirësimin e sjelljes së prindërve të cilët do të monitorohen në kontekst të ushtrimit të të drejtës prindërore dhe do t’u sugjerohen të gjitha mangësitë në edukimin dhe zhvillimin e fëmijës, me çka do të krijohen kushte për kontakte të rregullta personale dhe kualitative me prindin me të cilin nuk jeton.” – tha znj. Krusharovska.

 Rekomandime


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

tetor 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise